Fruta dhe perime për të menaxhuar stresin

Mar 21, 2017 | 16:55
SHPËRNDAJE

Konsumimi i frutave dhe perimeve është i dobishëm jo vetëm nga pikëpamja fizike, por ndihmon edhe për të mbajtur nën kontroll stresin, veçanërisht për gratë. Në këtë përfundim kanë dalë rezultatet e një studimi australian, në Universitetin e Sidnejit, botuar në revistën “British Medical Journal Open”.

fruta-dhe-perime-lorena-stroka-shkrim

Mjekët analizuan 60 mijë persona me një moshë mesatare prej 45 vjet, duke analizuar të dhënat që lidhen me konsumin e frutave e perimeve dhe nga ana tjetër, për vuajtjet nga pikëpamja psikologjike. Të dhënat e dala nga studimi treguan se tek ata që konsumonin rregullisht fruta dhe perime kishte një rrezik më të ulët të stresit me 14 për qind. Në këtë shifër gratë arritën 23 për qind.

“Ne kemi gjetur se frutat dhe perimet ishin më mbrojtëse për gratë sesa për burrat, që sugjeron se ata mund të fitojnë më shumë”, thekson autori i parë i studimit, Binh Nguyen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura