PIRO AHMETAJ
Është i mirënjohur definicioni: “Demokracia nuk është e përsosur, por ndërsa nuk kemi provuar ende një tjetër sistem, mbetet opsioni më i mirë për qytetarët, shoqërinë dhe mbarë-njerëzimin”.
Megjithëproblematikat që mbart dhe kundërshtitë që mund të kemi, demokracia funksionaleka në themel fuqinë e votës së lirë, si dhe mirëadreson vlerat fondamentale të qytetarit – respektin për jetën, familjen, pronën, dinjitetin dhe besimin te zoti.
Në të kundërt, regjimet makabre, diktaturat, shtetet e dështuara, apo autokracitë e kapura nga korrupsioni, interesat e oligarkive dhe sekserëve të pushteteve në vend të na udhëheqin, sundojnë duke na vjedhur votën dhe nëpërkëmbur vlerat themelore të qytetarëve (sovranit).
Ende mbas 30 viteve, pyetjet 100 miliardDollarshe mbeten:
- Pse dallon si “dita me natën, Saranda me Korfuzin, Brindizi me Vlorën, Ulqini me Shkodrën, dy anët Ohrit” ?;
- pse s’kanë të krahasuar standardet mes Koresë së Kim-Jongut me atë demokratike të Jugut ?:
- pse sot institucionet shtetërore janë keq-kapur dhe shoqëria është gjunjëzuar në dëshpërim, dhe pse shqiptarët në mungesë të shpresës, vijojnë t’ia mbathin nga sytë-këmbët (duke u rreshtuar me statistika me vendet në luftë, si Siria, etj)?!!
Mund të jenë edhe 100 arsye të tjera, por e përbashkëta dhe më themelorja është mungesa e të drejtës për të votuar lirisht dhe për të zgjedhur udhëheqësit ose ata që do të na qeverisin.
Prandaj, udhëheqësit e gjithëpushtetshëm, pasi i`u vjedhin ose i`u blejnë me një thes miell votën qytetarëve, “pushtojnë si barbarë”instrutucionet shtetërore dhe përdorin si “kryetarët e bandave” fuqinë e pushtetit, përmjerin mediat, rrëmbejnë pasuritë kombëtare dhe grabisin te drejtat, pronat e qytetarëve, vrasin shpresën për integrimin evropian dhe diskretitojnë vendin.
Fatkeqësisht, mbas 30 viteve, ashtu si Bjellorusia, mbetemi të vetmet, vende jo vetëm në Europë, por edhe nërajon, që kemi mbetur të paaftë për të tejkaluar “ylberin blu” të zgjedhjeve nga vjedhja dhe “numërimi stalinist i votave”.
Kështu, në 2013, vodhën votën, kriminalizuan Kuvendin, përdhosën funksionet shtetërore, e kanabizuan dhe i nxinë faqen Shqipërisë. Ndërsa në 2017, mbasi vodhën prapë votat, ushtria e kamikazëve të kryetarit, oligarkët e gjithëpushtetshëm përdhosën demokracinë, votuesit, si dhe na bënë gazin e botës me Kuvendin më të diskretituar të historisë 108 vjeçare të RSH.
Sa kohë që vidhen votat, pyetje të tjera riciklohen: çfarë ka që s`bëhet ky vend (?), çfarë kemi që xhirojmë në vend (?), devijojmë nga vlerat fondamentale dhe rrëshqasim në autokraci? A është e mundur dhe kur do të bëhet edhe Shqipëria demoktatike, si gjithë Evriopa ?!
Refuzoj me përbuzje të them sëfajin na e ka “bota”. Përgjegjësinë nuk na e kanë të tjerët, por ne/ju dhe ata/ato që pranojmë që duke na vjedhur votat, sundohemi!.
Thënë këto, nuk ka vend fare, as për ale-luja, as për as për Skënderbe, as për kamikazë, as për udhëheqës të madhërishëm, por fare thjeshtë, për qytetarë të zakonshëm, për shtetarë vizionarë, të përulur dhe të përgjegjshëm para qytetarëve dhe propsoritetit të kombit.
Prandaj, rikthimi i besimit te demokracia funksionale dhe peshimi i votës së lirë të qytetarëve, mbetet misioni bazë dhe sfida e përbashkët e mbarëshqiptarëve.
Ndërsa shpresa mbetet në dorën e gjeneratës së rritur në liri (mbas 1990), që nëpërmjet fuqisë së votës së lirë do të rikthejnë mekanizmat e demokracisë funksionale, respektin për jetën, familjen, pronën dhe besimin te Zoti.
“Shqipëria do të bëhet, por a do ta jetoj unë…”, … është kthyer në legjendë, mankth, mallkim, paranojë, stafetë brezash apo teëgjitha se bashku ?!!
E përseris, nuk do shpikim rrotën, ilaçi dhe fuqia e demokracisë mbetet LIRIA për të zgjedhur udhëheqësit (leaders).
Por, demokracia funksionale nuk dhurohet, por meritohet !Për të ja vlejnë sakrificat dhe për të duhet çdo ditë të luftohet.
Jam besimplotë, se Po, është e mundur të bëhet, sigurisht do të bëhet, dhe besimplotë se gjenerata e re, me fuqinë e votës së lirë do ta bëjnë Shqipërinë demokratike, si gjithë Europa.
Prandaj, 25 Prilli 2021nuk është beteja për të ndërruar “partinë, udhëheqësin suprem, as kamikazeve tëkarrikeve’, por ështëbeteja për votën e lirë, beteja për demokracinë funsionale, është beteja për të drejtat themelore të qytetarëve, për jetën, për pronat, mirëqenien, dinjtetin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Relativizimi cinik, që të gjithë janë njësoj hajdut, që janë të barabartë përgjegjës, është përpjekje cinike e sekserëve të pushtetit, ndërsa është i njohur gjerësisht brenda dhe jashtë shtetit, qëndrimi i padyzuar i PD depozituar në Kuvend, për tëri-kthyer 100 % të “pushtetin e vjedhur” në duart e qytetarëve.
Për të qenë më të qartë dhe përtej konspiracioneve cinike, sjell në vëmendje qëndrimin me zë dhe figurë tëKryetarit të PD, Basha për lista: “me renditje alfabetike, 100 % të hapura, ku qytetarët të kenë mundësi t’i vënë vlerën çdo individi që pretendon t’i përfaqësojë ata”.
Vetëm kthimi i fuqisë së kontrollit të pushtetit te qytetarët(listat alfabetike, 100 % të hapura) jo vetëm që bënë diferencën dhe ndalon rrokullimën e qytetarëve të dëshpëruar, por mbetet arma dhe shpresa e vetmeqë garanton rikthimin në shinat e vlerave perëndimore dhe bashkë me të, shpresën se Shqipëria do bëhet demokratike si gjithë Europa, edhe për inat tëpushtetarëve zullumqarë, oligarkëve fuqiplotë dhe sekserëve të gjithëpushteteve.
Gjeneral Piro AHMETAJ,
Ish-Këshilltar i Presidentit, Përfaqësues i RSH në NATO dhe Këshilltar i Sigurisë në PD
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al