“Fusha e betejës sonë është SPAK”- Monika Kryemadhi: Rama s’mund të vjedhë 189 milionë dollarë me fatura. Po të kishte drejtësi, sot do ishte koleg me Alqi Bllakon dhe Lefter Kokën

Jul 5, 2022 | 11:42
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dale sot ne nje reagim per mediat pas dokumenteve te reja qe ajo do te dorezoje ne SPAK lidhur me 24 kompanite qe kane kryer evazion fiskal me Klodian Zoton, “bosin” e inceneratoreve.

Kryemadhi ka akuzuar kryeministrin Rama se do te shperqendroje vemendjen nga korrupsioni dhe tha se “është futur në një sulm të vërtetë për të çorientuar objektivin kryesor të zbardhjes së inceneratorëve jo vetëm të Elbasanit dhe Fierit për të cilët ka nisur një hetim dhe ka disa veprime por për të nxitur sistemin e drejtësisë per te ndaluar apo dhe për të frenuar skemen me korruptive qe eshte në inceneratorin e Tiranës, icili ka te beje lidhje me nje angazhim financiar te gjithe qytetareve te Shqiperise per 30 vjet ne një investim që nuk ekziston”

Kryemadhi tha se jane me mijera fatura qe tregojne evazionin fiskal qe do te behen publike pasi te dorezohet shtese padia ne SPAK.

“Nuk mund t’u jap dot fatura sa të dorëzoj totalisht në SPAK, me qindra mijera, se janë me qindra mijëra fatura. Po ju nxjerr vetem njeren nga faturat, nje nga faqet e librit te shitjeve. Te gjitha jane fatura qe vlerat shkojne 220 mln lekë, 57 mln lekë, 89 milione leke, e jane fatura te hedhura ne sistemin e drejtorise se Tatimeve.

Fusha e betejës sonë është SPAK, ne jemi në SPAK, SPAK në momentin që do tregojnë që është arbitër i drejtë mbi të gjitha historia është që Rama s’mund të vjedhë 189 milionë dollarë me fatura me letra me fakte të mara nga buxheti i shtetit e të futura në xhepat e tij për të blerë dhe deklaratën e inceneratorëve që doli sot e cdo gjë tjetër që i duhet për të larguar vëmendjen nga korrupsioni

Po të kishte drejtësi, sot Edi Rama do ishte koleg me Alqi Bllakon dhe Lefter Kokën”, tha Kryemadhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura