Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta futbollisti i njohur i Tiranës

Jul 5, 2018 | 9:10
SHPËRNDAJE

Skënder Hyka, ish-futbollisti i njohur i i Tiranës dhe i Kombëtares Shqiptare është ndarë sot nga jeta në moshën 74-vjeçare.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Hykës e ka bërë të ditur Bedri Alimhemeti me anë të një postimi në Facebook.

Skënder_Hyka-770x433

“In memoria për SKENDER HYKEN futbollistin e shquar të Tiranës dhe ekipit kombëtar që u nda nga jeta sot”, shkruan Bedri Alimehmeti.

Hyka u lind në vitin 1944 dhe të gjithë karrierën e tij e zhvilloi në klubin e vendlindjes, “17 Nëntori” dhe ishte pozicion sulmues.

Nga viti 1957 – 1974, ka luajtur futboll me të gjitha nivelet e Klubit Sportiv “17 nëntori“, që nga ekipet e moshave dhe deri tek skuadra e parë, duke qenë nga futbollistët kryesore të klubit.

Nga viti 1967-1974, ka qenë anëtar i ekipit shpresa dhe atij kombëtar në të gjitha aktivitetet e zhvilluara. Në vitet 1992 – 1995, ka qenë Sekretar i Klubit Sportiv Tirana. Në vitin 1997 ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit. Nga viti 1992 e në vazhdim, ishte Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.

yhnb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura