Futbollisti i Interit thyen këmbën/ Nga Perisiç tek Alonso, ja lista e zëvendësuesve të mundshëm

Jul 4, 2024 | 22:29
SHPËRNDAJE

Dëmtimi është i rëndë, kohët e rikuperimit janë të gjata dhe tani Interi po mendon se si të ndryshojë situatën. Gjatë stërvitjes së Kanadasë, e cila do të përballet me Venezuelën në çerekfinalet e Kupës së Amerikës , Tajon Bjukenën ka pësuar një dëmtim të rëndë. Stafi mjekësor i kombëtares menjëherë kërkoi ekzaminimet sepse u kuptua që bëhej fjalë për diçka serioze dhe rezultoi se anësori kanadez ka thyer pjesën e kërcirit.

BJUKANAN (1)

Kjo do të thotë se ka nevojë për një operacion dhe një kohë të gjatë që të rikuperohet në kohë. Në total do t’i duhen 6 muaj. Dhe tani drejtuesit zikaltër janë hedhur në sulm për të kërkuar një profil lojtari që mund ta zëvendësojë, të paktën në numra. Lojtari erdhi në Milano në janarin e kaluar nga Klub Bryzh për 7 milionë euro, por kurrë nuk mori rol protagonisti në skuadrën e Simone Inzagit.

LISTA- Emri i parë që i vjen ndërmend Marotës me shokë është ai i Markos Alonsos, profil që respekton të gjitha karakteristikat e drejtuesve. Parametër zero, i besueshëm si në aspektin mbrojtës dhe sulmues në skemën 3-5-2 të Simone Inzagit. Mund të luajë si në krah, ashtu edhe në qendër. Mbrojtësi spanjoll është lojtar i lirë prej disa ditësh, pasi ka mbyllur aventurën me Barcelonën. Ai ka vës. Francezi është ekspert edhe në nivelin ndërkombëtar, një lojtar që nuk shpërtheu kurrë, pavarësisht se në rininë e tij të gjithë flisnin mirë.

LIST

Edhe atij i ka përfunduar kontrata e gjatë me PSG-në. Duhet thënë që ai ka luajtur shumë pak minuta në sezonet e fundit. Shpesh ka qenë i kërkuar fituar gjithçka në nivelin europian dhe botëror. Edhe ai vetë do të ishte i lumtur nëse niste një aventurë në Serinë A me fanellën e Interit. Zikaltrit janë opsioni më i mirë edhe për të, por ende nuk kanë nisur zyrtarisht bisedimet.

TË TJERËT- Një tjetër emër në listën e Marotës është ai i Kurzanga klubet italiane në merkato, ndoshta ky është momenti i duhur. Nuk duhet harruar fakti që të gjithë lojtarët që do të vijnë do të jenë zëvendësues të Dimarkos. Por Inzagi kërkon 2 skuadra titullare. Në orët e fundit doli në skenë një tjetër lojtar, Ivan Perisiç.

Futbollisti që me fanellën zikaltër ka kaluar momente të bukura në karrierë mund të thërritet sërish në skenë për të ndihmuar me eksperiencën e tij dhe faktin që e njeh mjaft mirë ambientin. Kroati nuk do të kishte vështirësi në ambientim, por tani duket shumë larg niveleve të dikurshme.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura