Galiani: Ngjitja e Monzës në Serinë A, më emocionuese se 5 Champions me Milanin

Dec 13, 2022 | 10:16
SHPËRNDAJE

Shefi ekzekutiv i Monza-s, Adriano Galiani ka deklaruar se emocioni më i madh që ka përjetuar ka qenë ngjitja e klubit në Serinë A. Gjatë festimeve të Krishtlindjeve bardhekuq në sallën sportive të kryeqytetit Brianza, Galiani ka zbuluar se nuk është ndjerë aq i lumtur edhe kur fitoi 5 Champions me Milanin.

602e931236893

“Në orën 23:12 të datës 29 maj po qaja, në fund të play-off-it të promovimit në Piza, sepse një ëndërr që ndoqa si fëmijë u realizua, ajo e Monzës në Serinë A, 110 vjet pas themelimit të saj. Kam qenë një tifoz i madh i Monzas që kur kam qenë 5 vjeç, kam lindur këtu dhe kam qenë menaxher i klubit para se të mbërrija në Milan. Një nga gjërat që bëra më së miri nga të gjitha ishte të bëja president Silvio Berluskonin, një tifoz i madh i Monzas. Pa të nuk do të ishte e mundur të arriheshin të gjitha këto. Ashtu si nuk do të ishte e mundur të ngriheshin ato 5 Kupat e Kampionëve”, deklaroi Galiani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura