Garë me Romën për Fratezin, por “Djalli” do edhe Ben Seghirin

Dec 30, 2022 | 21:06
SHPËRNDAJE

Jo vetëm Roma, tashmë në negociata prej disa kohësh me Sasuolon, për Davide Fratezin. Në orët e fundit, edhe Milani ka lëvizur edhe për talentin e zigjelbërve, i cili nuk është një emër i ri për drejtuesit e “Djallit”.

Collage Maker-30-Dec-2022-08.56-PM

Mesfushori ishte në bllokun e Paolo Maldinit të paktën një vit më parë, por një kërkesë prej 40 milionë eurosh bëri që akordi të mos arrihej. Megjithatë, diçka në mes të fushës mungon ende dhe kualifikimi në 1/8 e Champions-it u ka garantuar drejtuesve të Milanit një thesar të vogël për të investuar që në janar. Fratezi është disi lojtari ideal për Piolin që ka nevojë për një mesfushor të aftë për të sulmuar hapësirat dhe për të garantuar gola (4 deri tani në kampionat). Megjithatë, me ardhjen e tij eventuale, plani taktik do të duhej të rishikohej dhe mund të ishte i nevojashëm kalimi në një 4-3-3, skemë e përdorur nga Pioli edhe në daljet e fundit në më shumë se një rast. Gjithmonë nëse trajneri nuk e përshtat si fantazist, një rol deri mëtani i besuar De Ketelares, Diazit dhe Kruniçit.

NJË 17-VJEÇAR – Salimben Seghir është talenti më i ri i futbollit francez. Debutimi i së mërkurës si profesionist u shoqërua me dy gola të mrekullueshëm që ndihmuan Monakon të fitonte kundër Okserit në transfertë. Paraqitja e tij nuk ka kaluar pa u vënë re, veçanërisht nga Mialni që njihet për rrjetin e vëzhguesve në Francë nga ku vitet e fundit janë marrë lojtarë si Kalulu, Leao apo Menja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura