“Gazetari i ERTV punon si vullnetar”, Rama nxjerr bllof Fidel Yllit: Paguhet nga…

Oct 19, 2018 | 22:03
SHPËRNDAJE

I PËRDITËSUAR/ Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i ftuar sot në “Zonën e Lirë” është pyetur në lidhje me emojin (simbolin e gishtit të mesit) që ka përdorur nga ai pak ditë më parë.

Po ashtu Rama ka folur dhe për gazetarin e ERTV dhe për debatin që ka shkaktuar, pasi deputeti i PS, Fidel Ylli tha se gazetari është vullnetar.

Rama1

REPLIKAT 

Çani: Është normale që Kryeministri të bëj emoji me gishtin e mesit?

Rama: Është no fake është reale.

Çani: Fidel Ylli tha se gazetari i ERTV punon si vullnetar?

Rama: Ai është një vullnetar i FRESSH-it që punon si gazetar, e paguajmë nga fondet e Partisë Socialiste.

Çani: Ti ke thënë me disa njerëz të afërt,  “kur nuk heq dot Fatmir Xhafën, nuk kam pse bëj ndryshime në qeveri”?

Rama: Nuk ka asgjë të vërtetë.

Çani: Më shiko në sy e ke thënë apo jo?

Rama: Ti nuk shpif, merresh vetëm me thashetheme.

Rama thirrje ironike tifozëve të Interit: Bastet do mbyllen, ça keni për të hedhur…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama prej disa ditësh ka deklaruar se do të mbyllë njëherë e përgjithmonë bastet sportive. Sot ai ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e lirë” në Tv Klan dhe aty duke folur për çështjen e basteve ai ngacmon disi tifozët e Interit teksa thotë:

hdfdf

“Dhe atyre tifozëve të Interit iu them që të vënë çfarë kanë për të vënë deri më 31 dhjetor. Më pas nuk kanë më çfarë të humbasin, do shpëtojnë edhe ata”. Ndërkohë nisma e qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit dhe basteve sportive hyn në fuqi në 1 janar të vitin të ardhshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura