Hygerta Sako është një nga gazetaret sportive më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Së fundmi, ajo ka zbuluar disa të pathëna nga jeta e saj private, kryesisht nga adoleshenca.
Gjatë një interviste për “Who”, Hygerta ka treguar se kur ishte në gjimnaz, shoqet dhe shokët e thërrisnin me një tjetër emër, duke u bazuar në stilin e flokëve dhe këngët që këndonte.
“Kur isha në gjimnaz më thërrisnin Françeska sepse i mbaja flokët model francez dhe këndoja gjithmonë këngët franceze në koncertet e shkollës”, ka treguar moderatorja për “Who”.
Gjithashtu gazetarja ka zbuluar se ka qenë një çapkëne e vërtetë në fëmijëri, madje largohej fshehurazi, pa dijeninë e prindërve.
Ajo ka rrëfyer 10 gjërat që nuk i dinim për të, që mund t’i lexoni më poshtë:
-Kur isha në gjimnaz më thërrisnin Françeska sepse i mbaja flokët model francez dhe këndoja gjithmonë këngët franceze në koncertet e shkollës.
-Në klasë të 7-të jam renditur e treta në Olimpiadën e Matematikës në shkallë qarku edhe pse hyra rastësisht të zëvendësoja një tjetër pjesëmarrës që mungonte për arsye shëndetësore.
-Di të qëndis e të qep në mënyrë perfekte që në moshë fare të vogël, të gjitha tipet e mundshme të qëndisjes apo tegelave dhe thur me shtiza shumë mirë. Vetëm grepin nuk e kam dashur dhe nuk e mësova kurrë.
-Kur isha vërtet shumë e vogël, duke qenë se i shkoja mbrapa vëllait kudo kur ishte me shoqërinë e tij, kam mësuar që fëmijë notin, të luaj tavllën, qylin e burgun në lojën e tavllës, shah, pesëkatësh, pesëqindësh, e plot lojëra të tjera çunash të cilat i zotëroj shumë mirë edhe sot e kësaj dite.
-Jam e fiksuar pas makinave të shpejta e me marshe dhe manovroj mjaft mirë me makinat, sa shpeshherë mendoj që duhet të isha bërë pilote.
-Jam aq supersticioze, sa tmerrohem kur më pret rrugën macja e zezë, nuk e heq kurrë varësen nga qafa sepse më duket fatsjellëse dhe nuk ia puth kurrë sytë njerëzve që dua, ashtu siç nuk lejoj të m’i puthin sepse mendoj se është ters.
-Në klasë të pestë fillova sportin e qitjes duke qenë se kisha të dhëna shumë të mira, por e ndërpreva shumë shpejt në pamundësi për ta ndjekur. Edhe sot e kësaj dite më pëlqen të shkoj të gjuaj me çifte me pjatelë apo të gjuaj me pistoletë në poligon dhe kam një nishan shumë të mirë.
-Nuk kam ngrënë dhe nuk do ha kurrë bretkosa apo kukurec, sepse më duken shumë të shpifura duke ditur origjinën edhe pse mund të jenë shumë të shijshme.
-Që e vogël fare, ikja fshehtas nga shtëpia me dëshirën për të eksploruar. Kam humbur disa herë dhe kam merakosur familjen.
-Nuk besoj tek Ferri apo Parajsa por tek rimishërimi dhe jetët e mëparshme e të ardhshme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al