“Gazment Bardhi të bëhet nënkryetar”- Deputeti i opozitës paraqet 5 pikat për zgjedhjet e 2025: Pas datës 22 shkurt duhet të ulemi seriozisht….

Feb 12, 2024 | 19:05
SHPËRNDAJE

Deputeti Bujar Leskaj, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të opozitës ka paraqitur 5 pikat për zgjedhjet e 2025-ës.

WhatsApp Image 2024-02-12 at 15.30.19

Gazetari i News24 Osman Stafa bën me dije se, Leskaj ka bërë propozime duke nisur nga protesta e 20 shkurtit, te aksioni në tërësi deri te analiza pas tubimit dhe programi i partisë.

LEXO EDHE: Zbardhet debati me dyer të mbyllura në selinë blu! Dy deputetë kërkojnë që Sali Berisha të jetë në protestën e 20 shkurtit!

Bujar Leskaj: 5 pikat e mia te diskutimit:

-Kryefjala jone eshte protesta e 20 shkurtit. Si nje dite mjaft e rendesishme ku ne duhet te reagojme fort perballe ketij pushteti te korruptuar.

-Kjo dite e sotme te ben opozimist dhe eshte shkalla e pare per te projektuar fitoren e 2025-es. Deputetet e bashkuar tashme edhe ne parti, do te jene motorri i PD-se drejt zgjedhjeve dhe fitores.

-Duhet te kemi kthjelltesi mendimi publik, shpejtesi ne aksionin tone opozitar dhe strategji te qarte.

-Pas dates 22 shkurt, duhet te ulemi seriozisht dhe te analizojme aksionin opozitar. A duhet te vazhdojme me keshtu? Cfare kemi fituar dhe cfare kemi humbur?

-Na duhet nje program i qarte i partise, t’ua preznatojme qytetareve. Nuk mund te shkojme tek njerezit vetem per te denocuar korrupsionin e Rames, por na duhet edhe t’u themi se cfare do te bejme ne ndryshe. Pra na duhet nje program.

Ai ka folur dhe për organizimit, ku ka propozuar që Gazment Bardhi të marrë postin e nënkryetarit në mënyrë automatike, pa votim.

“Sa i perket organizimit, deputetët me të cilët jemi bashkuar t’u krijohen kushtet që në mbledhjen më të afërt të Këshillit Kombëtar të kooptohen në kryesi, një pjesë e tyre, mbasi të votohen në KK me kandidatura alternative nga vetë ata. Ndërsa Gazment Bardhi, te marre postin e nënkryetar te partise, automatikisht pa votim. Kjo në bazë edhe te statutit, pa hequr asnjë nga nënkryetarët aktualë”, tha thënë ai.

LEXO EDHE: Berisha në protestë? Çupi kundër: Mos ia rëndoni pozitën juridike! Ardhja e Antony Blinken, a do e përshëndesim vizitën e tij? Noka dhe Bardhi duhet…

 

Debati i plotë:

Bujar Leskaj: 5 pikat e mia te diskutimit:
1. Kryefjala jone eshte protesta e 20 shkurtit. Si nje dite mjaft e rendesishme ku ne duhet te reagojme fort perballe ketij pushteti te korruptuar.
2. Kjo dite e sotme te ben opozimist dhe eshte shkalla e pare per te projektuar fitoren e 2025-es. Deputetet e bashkuar tashme edhe ne parti, do te jene motorri i PD-se drejt zgjedhjeve dhe fitores.
3. Duhet te kemi kthjelltesi mendimi publik, shpejtesi ne aksionin tone opozitar dhe strategji te qarte.
4. Pas dates 22 shkurt, duhet te ulemi seriozisht dhe te analizojme aksionin opozitar. A duhet te vazhdojme me keshtu? Cfare kemi fituar dhe cfare kemi humbur?
5. Na duhet nje program i qarte i partise, t’ua preznatojme qytetareve. Nuk mund te shkojme tek njerezit vetem per te denocuar korrupsionin e Rames, por na duhet edhe t’u themi se cfare do te bejme ne ndryshe. Pra na duhet nje program.

Sa i perket organizimit, deputetët me të cilët jemi bashkuar t’u krijohen kushtet që në mbledhjen më të afërt të Këshillit Kombëtar të kooptohen në kryesi, një pjesë e tyre, mbasi të votohen në KK me kandidatura alternative nga vetë ata. Ndërsa Gazment Bardhi, te marre postin e nënkryetar te partise, automatikisht pa votim. Kjo në bazë edhe te statutit, pa hequr asnjë nga nënkryetarët aktualë.

Tritan Shehu: Une mendoj se z. Sali Berisha duhet te jete online ne protesten qe do te zhvillohet me 20 shkurt.

Luan Baci: Edhe une jam me idene qe te gjendet nje forme qe Sali Berisha, si kreu i Partise Demokratike qe po mbahet padrejtesisht ne arrest shtepie, te kete nje fjale perpara protestuesve me ane te teknologjise.

Cupi: Lidhur me propozimin qe ne proteste te jete live Sali Berisha. Uroj në mirekuptimin tuaj. Por nese nuk mund ta ndihmojmë z. Berisha, te pakten mos ia rendojme poziten juridike.

Metaliaj: Protesta e 20 shkurtit nuk duhet te jete paserele, nuk mund te degjojne fjalime qytetaret dhe te shperndahen. Jane te merzitur, te deshperuar, duhet beteje, perballje, qendrese. Perpara kemi diktatorin Rama, pa revolte nuk largohet! Por patjeter ne duhet te jemi alternative qeverisese, te kthejme besimin dhe shpresen tek demokratet .

Bardeli: Eshte koha qe deputetet dhe struktura qendrore te shtojne maksimalisht aktivizimin ne baze te anetaresia e te qytetaret! Ti degjojme ata dhe te pergatitemi me ta qe tani per zgjedhjet e ardhshme! Vonesat nuk mund te falen me! Sot eshte momenti per te nisur nje rrugetim me demokratet ne te gjithe Shqiperine.

Dhurata Çupi: Personalisht dua te them qe megjithe sensibilitetet qe ka secili prej nesh, duhet qe me faktorin nderkombetar te ndertojme nje qasje ndryshe, bashkepunuese dhe pozitive.
Me daten 15, diten e parlamentit viziton vendin tone Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken.
Cili do jete qendrimi sepse do jete ceshtje qe do marrw vemendje!
Do e pershendesim viziten e tij?
Do duhet qe z. Bardhi dhe z.Noka te kene pergjigje per kete.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura