Panorama Plus/ Moderatorja Dojna Mema tashmë është në muajin e saj të pestë të shtatzanisë dhe teksa pret me padurim djalin e saj të vijë në jetë, ajo ka bërë një ‘intervistë’ virtuale me ndjekësit në Instagram.
E teksa iu është përgjigjur disa prej pyetjeve të tyre, dikush ishte kurioz të dinte se cilat janë pasiguritë që Dojna ka pasur në periudhën e adoleshëncës dhe si ka arritur ta kalojë.
Dojna i këshilloi të gjithë personat që kanë pasiguri tek vetja se nëse ata nuk arrijnë t’i tejkalojnë pasiguritë e tyre vetë ,atëherë duhet ta rrethojnë veten me njerëz që shikojnë të bukurën tek ta.
“Gjatësia dhe imtësia. Ndihesha aq e vockël në një kohë kur shoqet e mia dukeshin të rritura. Fillova të mbaja taka, derisa fillova te dilja me një çun I.98 të cilit i pëlqeja shumë më shumë me atlete dhe thjeshtë. Se vrava më mendjen dhe filloi të më dukej vetja super yll. Morali: Nëse nuk arrin ti tejkalosh vetë pasiguritë, rrethohu nga njerëz që të bëjnë të ndihesh mirë dhe shohin më të bukurën tek ti”- u shpreh ajo.
Rikutojmë se Dojna dhe partneri i saj Vlashenti, kurorëzuan dashurinë e tyre në fillim të muajt me një celebrim tepër të thjeshtë dhe privat.
Pasi ndanë fotot me ndjekësit në rrjetet sociale, pyetja më e shpesh që i është bërë moderatores është nëse ka marrë mbiemrin e Vlashentit. Përgjigja e moderatores ishte “Jo” pasi sipas saj nuk u shikonte si diçka e arsyeshme përderisa është e martuar me njeriun që ajo dashuron.
Gjithashtu çifti tashmë janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, ku dhe vetë Dojna e zbuloi gjininë e bebushit nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetet sociale.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al