“Gjermania dhe BE kërkon që 15 kushtet duhet të përmbushen në mënyrë strikte”- Numri dy i CDU/CSU “shuplakë” KE

Mar 24, 2020 | 17:22
SHPËRNDAJE

Zv/kryetari i Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestagun gjerman, Johann David Wadephul, teksa përshëndet vendimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nënvizon se vendet anëtare kanë vendosur 15 kushte për vendin tonë dhe se ata presin që Komisioni Europian të monitorojë progresin në mënyrën më strikte dhe me më shumë kujdes.

merkel_david_wadephu

Wadephul kërkon që kërkesa të merret parasysh nga drejtuesit e rinj të komisionit, i kryesuar nga Ursula von der Leyen.

Ai e konsideron vendimin si deklaratë mosbesimi ndaj Komisionit Europian, i cili ka propozuar hapjen e negociatave pa kushte.

Reagimi i plotë:

“Vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian konfirmon perspektivën europiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ky është një sinjal inkurajimi dhe shprese për qytetarët, sidomos në këto kohë të vështira të krizës së koronavirusit, e cila i ka prekur të dyja këto vende në shkallë të konsiderueshme.

Në të njëjtën kohë, vendimi i Këshillit të Ministrave është një deklaratë mosbesimi ndaj Komisionit Europian. Ky i fundit kishte propozuar që negociatat me Shqipërinë të nisin pa kushte. Fakti që vendet anëtare sot kanë vendosur 15 kushte dëshmon se ato presin që Komisioni Europian të monitorojë progresin në mënyrë më strikte dhe me më shumë kujdes. Kjo vlen për përmbushjen e 15 parakushteve, si edhe për të gjithë procesin e negociatave.

Ne jemi të bindur se Komisioni i ri Europian nën drejtimin e Presidentes Ursula von der Leyen do ta marrë këtë parasysh. Grupi parlamentar  CDU/CSU bashkë me gjithë partnerët e tij Europianë, do të jetë i palëkundur derisa 15 parakushtet të përmbushen plotësisht përpara se të nisin negociatat e pranimit me Shqipërinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura