Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Gjirokastër, ku mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale. Flakët përfshinë banesën në lagjen ‘Dunavat’ të këtij qytetit dhe shkaku i zjarrit mësohet se ka qenë një ngrohëse elektrike, raporton korrespondenti i Panorama.al
Pas rënies së zjarrit në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilët shmangën djegien e gjithë banesës si dhe shtëpitë afër saj.