“Gjithmonë kam dashur të birësoj një fëmijë” Popi Kola ‘trazon rrjetin’ lidhur me deklaratën për Arilena Arën

Mar 1, 2022 | 13:06
SHPËRNDAJE

Marrëdhënia ndërmjet Arilena Arës dhe menaxherit të saj, Popi Kola është komentuar gjithmonë në mediat rozë.

Dyshja gjithmonë janë shprehur se mes tyre ekziston vetëm marrëdhënie pune, por sipas disa dyshimeve dhe deklaratave kontradiktore të tyre thuhej se ata janë në një lidhje.

Madje, gjatë periudhës së karantinës nga Covid-19 ata e kanë zyrtarizuar lidhjen mes dy familjeve.

Por, i ftuar ditën e sotme në “ABC-ja e Mëngjesit”, për të dhënë një intervistë ai ka folur më gjatë rreth kësaj teme.

I pyetur nga moderatori i programit se si qëndron raporti mes tyre, Popi ka treguar se mes tyre nuk eksiston asnjë raport dashurie.

Ka shumë gjë dhe aspak zë për sa i përket pjesës që po flasim. Është një marrëdhënie njerëzore por me mentalitetin që kemi këtu, të çon në një drejtim tjetër. E kam thënë dhe më para, Arilenën e kam si një fëmijë timin që tani u rrit.” tha ai.

Më tej Popi shtoi: “Kam pasur një ëndërr të adoptoja një fëmijë dhe më erdhi një fëmijë i rritur, e kam adoptuar. Kjo është marrëdhënia ime me Arilenën.”

Ndërkohë, Suada Daci, e cila ishte gjithashtu e ftuar për të folur për sezonin e ri të Style Star, tha se Popi “e ka çuar Arilenën në rrugën që është sot”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura