GJKKO cakton vazhdimin e masës “arrest me burg” për biznesmenin Valter Begaj, bashkëpunëtorin e ish-drejtorit të ARRSH, Evis Berberi

Jul 26, 2024 | 16:12
SHPËRNDAJE

GJKKO ka vendosur vazhdimin e masës së sigurisë për biznesmenin Valter Begaj, bashkëpunëtor me ish – kreun e ARRSH, Evis Berberi.

gjkko

Kujtojmë që pak ditë më parë Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e biznesmenit Valter Begaj për heqjen e sekuestros ndaj kompanisë “DAMM shpk”.

Dyshohet se Valter Begaj është  personi kyç që ka shërbyer për të pastruar paratë e përfituar përmes tenderave të paligjshëm nga kreu i ARRSH-së.

Njoftimi: 

1. Kërkuesi Valter Begaj më datë 27.05.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Kërkohet informacion me shkrim mbi gjendjen e procedimit penal Nr. 214/2023 dhe verifikimin e nevojave të sigurimit për personin nën hetim Valter Begaj”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, bazuar në nenin 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 309, datë 26.07.2024, vendosi:

1. Verifikimin dhe marrjen e informacionit nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi hetimet e kryera dhe nevojat e sigurimit për rastin objekt gjykimi.

2. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale të caktuar ndaj shtetasit Valter Begaj nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me anë të vendimit Nr.21, datë 13.03.2024, miratuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me anë të vendimit Nr.16, datë 25.04.2024.

3. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës kërkuese.

4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

Tiranë, më datë 26.07.2024

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura