Goditja e 7 grupeve kriminale/ Ilir Meta reagon për operacionin e SPAK: ‘Metamorfoza’, tablo e qartë e përfshirjes së Rilindjes në veprimtari kriminale

May 19, 2024 | 12:40
SHPËRNDAJE

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar operacionin e SPAK, ku u lëshuan 50 urdhër arreste, mes tyre edhe ish zyrtarë policie.

ilir meta

Në një konferencë për mediat, Meta tha se “Metamorfoza” është një tablo e qartë e përfshirjes së Rilindjes në veprimtari kriminale.

Sipas tij faktet e bëra publike sot janë ditur që para një viti, ndërsa thekson se duhej të ishte vepruar më parë.

“Metamorfoza është një tablo e qartë e përfshirjes së Rilindjes në veprimtari kriminale. Faktet që janë bërë publike sot janë ditur edhe para një vit. Është një operacion i karakterit propagandistik, përderisa edhe rezultatet e ndalimit të protagonistëve kryesore janë zero.

Është gjithçka që kryhet nën diktaktin e Ramës. Duhet të ishte vepruar me kohë, me efikasitet, duhet të ishte vepruar para zgjedhjeve të 14 majit, por aty grupe duheshin atyre për të grabitur bashkinë e Shkodrës dhe shumë bashki të tjera dhe më pas për të prodhuar statistika. Ato dosje janë vënë në depoziton nga partnerët ndërkombëtarë”, tha ndër të tjera Meta.

Ilir Meta komentoi edhe vizitën e sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron, i cili pritet të vijë në vendin tonë më 22 maj.

“Sekretari është i mirëseardhur, shumë kanë ardhur dhe kanë ikur, problemi i krimit dhe korrupsionit vetëm është agravuar në Shqipëri. E sidomos në raportin mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe problemi i krimit të organizuar është një problem madhor për arsye se ky krim ka një mbështetje logjistike nga shteti i Ramës, në Britani por edhe kudo tjetër në Europë dhe Amerikën latine. Në 11 vjet Rama asnjëherë s’ka raportuar në kuvend lidhur me rezultatet e qeverisë për luftën kundër drogës, sipas detyrimit ligjor”, tha Meta.

Deklarata për mediat e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Të nderuar qytetarë,

Sot jam përpara jush për të dënuar imponimin e pabesë ndaj fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë të lakuriqësisë, satanizmit, perversitetit dhe transvestizmit nga ana e Bashkisë së Tiranës dhe Qeverisë “rilindase”, ose e thënë ndryshe nga ana e “Prindit 2” dhe “Prindit 1”, duke u nisur nga një sërë faktet dhe aktivitetesh të koordinuara midis tyre.

Në datë 16 Maj Bashkia e Tiranës organizoi një shfaqje në liqenin e Tiranës, përpara shumë fëmijëve, ku ndër shumë skena të pahijshme njera prej tyre ishte më monstruozja.

Një person performonte i veshur si shejtani i mallkuar, me dy brinjë mbi kokë dhe me fytyrën e shejtanit.

Veshja ku simulohej djalli i mallkuar ishte lakuriq dhe dukej qartë organi seksual mashkullor, kurse në pjesën e sipërme ishte me një gjoks femre, edhe kjo lakuriq.

Në këtë shfaqje promovohej qartë, lakuriqësia, satanizmi dhe tranvestizmi.

Sot në kundërshtim me ligjin në fuqi, pritet që në tarracën e Bashkisë së Tiranës të kryhet martesa e pare ndërmjet dy vajzave.

Ky është një promovim zyrtar i martesave të paligjshme që bën Bashkia e Tiranës – “Prindi 2” dhe Qeveria “rilindase” – “Prindi 1”.

Në raste të tjera, në kopshtet e Bashkisë së Tiranës janë dërguar formular në të cilët, fëmijëve ju shmangej emërtimi nënë dhe baba, por cilësoheshin me emërtimin “Prindi 1” dhe P“rindi 2”, duke promovuar qartësisht në këtë mënyrë familjen e jashtëligjshme.

Ne dënojmë me forcë sjelljet e pabesa të njëanëshme që promovojnë tek fëmijët dhe rinia shqiptare këto sjellje dhe devijime, që nuk përputhen me moralin tradicional shqiptar, me familjen tonë të përbërë nga nëna, babai e fëmijët, por edhe me fetë tona tradicionale shqiptare, si islami dhe krishtërimi.

Sjellja e Bashkisë së Tiranës dhe Qeverisë është e pabesë, sepse Partia Socialiste nuk është mandatuar nga populli shqiptar dhe në fushatat e tyre elektorale asnjëherë nuk e kanë patur në programin e tyre, kthimin e fëmijëve tanë dhe të rinisë shqiptare në homoseksuale apo edhe më keq.

Ne gjithashtu dënojmë heshtjen ndaj këtyre veprimtarive denigruese të standardit të moralit tradicional shqiptar nga çdo aktor shoqëror dhe politik në vend..

Ne i bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, të mos i nënshtrohen diktaturës homoseksuale dhe perverse që po imponohet me forcë nga lobet ndërkombëtare sepse ajo kërcënon seriozisht vazhdimësinë e kombit por edhe me tej, vazhdimësinë e jetës në tokë.

Ne i bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen për të mbrojtur familjen dhe jetën, si dhe me aktivitetet e tjera në mbrojtje të familjes, jetës dhe moralit tonë.

“Rilindja” i ka shpallur luftë dhe po bën çdo përpjekje për shkatërrimin dhe zhbërjen e vlerave të familjes.

Ky është sulm i drejtpërdrejtë kundër identitetit kombëtar sepse ky është thelbi i axhendës së qëllimshme të “Rilindjes” për shpopullimin dhe shpërbërjen e Shqipërisë.

“Rilindja” synon të promovojë perversitetin dhe devijimin duke denatyruar dhe asgjësuar familjen shqiptare me “Prindi 1” dhe “Prindi 2”, duke tentuar në mënyrë kriminale dhe antikombëtare për të shndërruar vendin tonë në një fermë laboratorike të internacionales së surrogacisë.

“Rilindja” nuk promovon asnjë vlerë të shëndoshë të familjes, shoqërisë dhe të kombit, por promovon shkatërrimin e familjes, promovon surrogracinë, stimulimin e abortit, promovon legalizimin e drogës dhe bixhozit, si dhe të çdo vesi që godet familjen shqiptare.

Partia e Lirisë respekton zgjedhjet e caktuara të personave dhe është kundër çdo lloj diskriminimi ndaj tyre.

Partia e Lirisë mbështet fuqishëm lirinë e individit dhe të shoqërisë sepse është marrëdhënia midis tyre që sjell realizimin dhe zhvillimin e përbashkët.

Në këtë marrëdhënie mes lirisë dhe përgjegjësisë shoqërore, në themelin më të fortë qëndron vetë familja.

Familja është themeli i gjithë shoqërisë, vendi ku fillojnë të formohen individët e lirë e të përgjegjshëm dhe ku garantohet vazhdimësia e brezave.

Ndonëse Partia e Lirisë respekton edhe zgjedhje të tjera që bëjnë individët e lirë, për Partinë e Lirisë, martesa mes burrit dhe gruas është një institucion themelor i familjes dhe e vetmja garancia për vazhdimësinë e brezave.

Për ne, Partinë e Lirisë, shenjtëria e familjes është e panegociueshme, ndërsa objektivi i vetëm i “Rilindjes” është shpërbërja e familjes dhe degradimi i fëmijëve dhe i rinisë.

Ndaj edhe ligjet e propozuara prej “Rilindjes” janë surrogacia dhe legalizimi i drogës që i shërbejnë edhe zhdukjes biologjike të familjes.

Për ne Familja ka qenë e shenjtë dhe do të mbetet e shenjtë përherë!

E mbështes fuqimisht forcimin e rolit dhe vlerave të familjes, si dhe do të vijojmë të promovojmë mbajtjen e shëndoshë të saj.

Shqipëria ka nevojë më shumë se asnjëherë më parë për më shumë familje të reja dhe të qëndrueshme, për më shumë fëmijë dhe kushte më të mira për mirërritjen dhe edukimin e tyre, për politika më konkrete sociale dhe ekonomike, që mbështetin nënat e rëja, që nga periudha e shtatzënisë, lejes së lindjes për të qëndruar pranë fëmijëve për 2 vitet e para dhe deri tek mbështetja e çifteve të reja me politika favorizuese për të garantuar strehimin e tyre dhe sa i takon garantimit të të ardhurave për të gjitha nënat.

Pesë prioritetet e Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus janë e vetmja rrugë që ndalin shpopullimin, mbrojnë Familjen dhe Kombin!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura