Greta Hoxha: Ju tregoj për prezantuesit meshkuj që më xhelozojnë për famën

Jul 14, 2017 | 11:27
SHPËRNDAJE

Prezantohet si modele, juriste, dhe gazetare por ambicia e saj kryesore mbetet televizioni. Greta Hoxha është bërë e njohur si spikerja e lajmeve që shfaqet me dekolte të hapur në ekranin e “Zjarr Tv”. Për transmetimin maratonë në ditën e zgjedhjeve, ofertat për punë nga producentë të huaj, propozimet për martesë dhe xhelozinë e prezantuesve meshkuj, Gerta flet në këtë intervistë për gazetën “Panorama”.

Sapo ke festuar ditëlindjen, të gjeti tek apo çift kjo ditë?

Ditëlindja u zhvillua me një koktejil në ambientin e punës, ku isha vetëm unë dhe sigurisht i gjithë stafi. Nuk jam e dashuruar por kam shumë motiv për jetën dhe punën.

Ndërkohë ndalojmë pak tek puna jote në televizion. Si ishte dita e votimeve për ty, sa e përfshirë ishte në transmetimin orë pas ore të procesit zgjedhor?

Në fakt kjo është punë e gazetarëve të terrenit dhe e korrespondentëve. Kemi dhënë rezultatet me tabela pasi ndryshonte çdo moment. Sigurisht që edhe unë u angazhova, por nuk ishte as sfilitëse dhe as e lodhshme. Për mua ishte një ditë ndryshe nga të tjerat.greta hoxha

E ke menduar të bëhesh ndonjëherë pjesë e politikës dhe në cilën forcë politike e gjen veten?

Nuk më intereson aspak politika dhe as politikanët. Unë pjesë e politikës? Nuk kam menduar të jem pjesë e saj, madje jam një ndër të rrallat që kurrë nuk e ka marrë mundimin as të anëtarësohem në një forcë politike.

Jo të gjitha spikeret e lajmeve kanë mundur të arrijnë famën tënde në kaq pak kohë. Të ndodh të përballesh me rivalet e tua, dhe cila është përshtypja që shkëmbeni mes jush?

Në fakt unë kam qenë e ftuar pothuajse në të gjitha televizionet shqiptare dhe nuk janë prezantueset femra ato që mund të më “xhelozojnë”, por janë meshkujt. Në përgjithësi jam pritur mirë dhe më kanë komplimentuar.

Kemi parë që merr shpesh propozime pune nga producentë të huaj. Mund të përmendësh ofertën më tunduese dhe për ç’arsye do të largoheshe nga Shqipëria?

Oferta sigurisht që kam pasur. Tunduese nuk do të thotë vetëm paga, por kushtet e punës. Sukses nuk do të thotë karrierë, lekë dhe famë. Sukses do të thotë të zgjohesh në mëngjes e lumtur, sepse ke një motiv.

Cila është e bukura dhe e keqja e të qenët personazh i suksesshëm televiziv?

Televizioni lidhet me atë që unë dashuroj. Pra gjithë ambicia ime ka të bëjë me televizionin. Sigurisht që plot anë pozitive ka, pasi ne gëzojmë atë statusin e “të privilegjuarit”, ku na duhet të mos shpenzojmë lekë, sepse shumë shërbime i marrim falas. Sigurisht që ka pak anë negative, por ato nuk është se vihen re.

Ndodh të të bëjnë propozime martese dhe si u përgjigjesh?

Kjo pyetje më pëlqen. Kam marrë shuuumë propozime për martesë dhe këtë e marr me sportivitet. Martesa nuk ekziston në planet e mia dhe shpesh u përgjigjem se: Nuk besoj se ju dukem se kam ngelur në derë”.

Fakti që je personazh televiziv ta ka bërë jetën më të thjeshtë apo më të komplikuar?

Momentalisht jam duke jetuar një periudhë shuuumë të bukur të jetës sime. Ndihem e lumtur dhe e kompletuar.

Prezantohesh si modele, gazetare, juriste, po e ardhmja jote si do të jetë?

E ardhmja? Kjo është diçka e paparashikuar, sepse kurrë mos thuaj kurrë! Por mendoj se një ditë do të kem biznesin tim dhe sigurisht që nga televizioni nuk do të heq dorë. gretaaa

Sa i takon pamjes apo imazhit tënd, linjat e tua kanë bërë përshtypje, si arrin të kesh forma të mira natyrale?

Në fakt, mendoj se një fizik i mirë është i trashëguar. Unë edhe ushtrohem në palestër, por ajo tonifikon nuk është se rregullon gjymtyrë të shtrembra. Shkoj vetëm 3 herë në javë, dhe tashme gë- zoj shtatë kilogramë më shumë. Për shumë femra pas të 20-ave fillojnë problemet e mbipeshës, celulitit, strijave, etj. Unë nuk kam asnjë nga këto, por e sigurt se do t’i kem një ditë. Por e rëndësishme është që ta duam trupin tonë dhe të ndihemi rehat me të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura