Grida Duma bashkëbisedim me të rinj që studiojnë e punojnë jashtë vendit: Duhen dëgjuar çfarë veçojnë dhe si e shohin gjendjen morale e shoqërore

Dec 9, 2020 | 11:48
SHPËRNDAJE

grida duma

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma, ka zhvilluar një bashkëbisedim online me të rinj që studiojnë e punojnë jashtë vendit, duke diskutuar e si e shohin ata 8 Dhjetorin e 30 viteve më parë.

Sipas ish-deputetes së PD, duhet dëgjuar “çfarë ata veçojnë dhe se si e shohin gjendjen morale e shoqërore”.

“A është vetëm mundësia ekonomike; jo, diçka edhe përtej ekonomisë e mundësisë. Duhen dëgjuar!”, shkruan Duma, teksa ka publikuar dhe disa nga deklaratat e të rinjve gjatë bashkëbisedimit me ta.

 

Postim i plotë:

Një bashkëbisedim me të rinj të shkëlqyer që studiojnë e punojnë jashtë Shqipërisë.

Si e shohin ata 8 Dhjetorin e 30 viteve më parë, admirimi që kanë për idealizmin e fortë të asaj lëvizje.

Duhet dëgjuar çfarë ata veçojnë dhe se si e shohin gjendjen morale e shoqërore.

A është vetëm mundësia ekonomike; jo, diçka edhe përtej ekonomisë e mundësisë.
Duhen dëgjuar!
Disa momente me:
Alba Bajraktarin, juriste prane Walt Disney Francë,
Asetela Veisi, studente e Mardhënieve Ndërkombëtare në Gjermani,
Me Desdemona Kotroçin, pedagoge që është vendosur prej vitesh ne Prishtinë,
Me Lindim Dibra, student në Administrim Gjermani,
Me Xhuljana Dreshaj, studente ne MakroEkonomi, në Janinë Greqi.
Po ndaj disa çaste të vyera me ta, sot e në vijim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura