Gripi i shpendëve fut në krizë blegtorët e Lezhës, mijëra pula ngelen pa shitur

Jul 12, 2021 | 9:19
SHPËRNDAJE

ELVIS HILA/ Sigurimi i tregut për shpendët është kthyer në sfidë për Nard Kolecin, nga fshati Fishtë i Lezhës.

shpend

Aktualisht 40-vjeçari ka në mbarështim 4 mijë shpendë, kryesisht pula, por si shkak i virusit qe ka prekur shpendët prej gati 1 muaji e ka ndaluar tregtinë e tyre dhe shitjet janë sporadike. “Jam një fermer që merrem me mbarështimin e shpendëve, bashkë me familjen dhe me këtë pune jetojmë. Aktualisht kam në mbarështim 4 mijë shpend të ndryshëm, por si shkak i virusit që është përhapur na është bllokuar tregu totalisht. Prej 1 muaji nuk na lejojnë të tregtojmë në treg dhe shitjet i bëjmë vetëm me porosi, çka do të thotë se janë të papërfillshme”, thotë Koleci.

Bllokimi i tregut të shpendëve, jep ndikim mjaft  negativ në ekonominë e familjes Koleci, pasi shume  shpendë janë bërë gati për treg dhe po detyrohen t’i mbajnë, duke ndikuar në shtimin e kostos financiare për ta. “Kjo situatë po na dëmton shumë ekonomikisht, sepse mbajtjen e shpendëve e kemi me shumë kosto. Shpresoj të mos vazhdojë kjo situatë, sepse po  shkojmë drejt falimentimit. Me këtë punë ushqehemi dhe  kjo është hera e dytë që po penalizohemi brenda një kohë  të shkurtër. Më parë u bllokuam nga pandemia Covid-19 dhe humbjet financiare kanë qenë shumë të  mëdha”, shton Koleci.

Situatë të ngjashme prezanton Gjergj Sokoli nga fshati Rrile i Lezhës. Fermeri thotë se ka ne mbarështim 1500 shpendë të ndryshëm, por si shkak i gripit tregtia është bllokuar. “Unë kam ne mbarështim 1500  shpend të ndryshëm. Kjo situatë me ka penalizuar shumë  mua si fermer. Edhe restorantet janë të frikësuar të përdorin mishin e shpendëve dhe  për rrjedhoje nuk kemi pasur fare kërkesa”, thotë Sokoli. Ai  tregon se si shkak i pande- misë, çmimi i shpendëve ka  rënë ndjeshëm, ndërsa kostoja është shtuar. “Që prej nisjes se pandemisë interesi për shpendët ka rënë ndjeshëm e po ashtu edhe çmimi është reduktuar. Ndërkohë, çmimi i koncentrateve është rritur”, shton ai.

Në rajonin e Lezhës shumë familje e kane të lidhur jetesën me sektorin e bujqësisë. Eksperti i blegtorisë, Gjovalin Kaceli, thotë se gripi i shpendëve ka sjell pasiguri dhe dëm mjaft të madh ekonomik te fermerët. “Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me fermerët dhe gripi i shpendëve ka sjell pasiguri dhe dëm mjaft të madh  ekonomik për ta. Duke qenë se tregu për shpendët është  bllokuar prej disa javësh, fermerët janë të detyruar t’i mbajnë  shpendët edhe pse janë bërë gati për shitje. Mbajtja e tyre është me mjaft kosto për ta, ndërsa nuk dihet sa mund të zgjasë kjo situatë”, thotë Kaceli.

Kaceli thotë se institucionet shtetërore, duhet të mendojnë për t’u ardhur në ndihmë blegtorëve. “Fatmirësisht nuk rajonin e Lezhës deri tani nuk janë regjistruar raste. Minis- tria e Bujqësisë, duhet t’u vijë në ndihmë blegtorëve të cilët po dëmtohen ekonomikisht nga bllokimi i tregut të shpendëve. Mënyra më e mirë është qe të ndihmohen financiarisht për t’i shpëtuar nga  falimentimi”, shton Kaceli.

Përgjegjësi i Sektorit të Veterinarisë në Lezhë, Ded Rama,  thotë se që prej shfaqjes së gripit të shpendëve, janë vënë në gatishmëri, ndërsa deri më  tani fatmirësisht nuk janë identifikuar raste në rajonin e  Lezhës. “Që prej shfaqjes se gripit të shpendëve jemi vënë në gatishmëri dhe bashkë me institucionet e tjera kemi bërë një plan masash me qëllim  pengimin e përhapjes së virusit. Në të gjitha tregjet kemi  ndaluar tregtimin e shpendëve dhe po i mbajmë  në monitorim të vazhdueshëm.

Vëmendjen më të  madhe e kemi përqendruar te tregu i gjësë së gjallë në Milot gjatë së dielave. Fatmirësisht  deri tani nuk kemi pasur raste të identifikuara me virus  shpendësh në zonën tonë, por kjo nuk do të thotë që mos  të jemi të kujdesshëm me qëllim izolimin në kohë dhe mos lejimin e përhapjes së  virusit”, thotë Rama. Për- ballë vështirësive financiare  të krijuara nga pandemia e shpendëve, fermerët në Lezhë kërkojnë ndihmë nga qeveria.

“Unë jam një fermer i regjistruar që paguaj të gjitha taksat dhe në këto kushte kërkoj që shteti të na mbështesë financiarisht, për  ta kaluar këtë situatë të vësh- tirë. Jemi krejtësisht të pasigurt për të ardhmen, sepse  nuk e dimë deri kur do të qëndrojmë të bllokuar”, thotë  Fermeri Nard Koleci. Gjysma e territorit të Bashkisë Lezhë është zonë bujqësore, duke qenë burim të ardhurash për shumë familje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura