Gruaja e Përparim Telës rrëfen marrëdhënien me dy motrat e vrara: Unë e dija që i kishte shoqe, më vonë më tha që…

Jan 6, 2021 | 12:20
SHPËRNDAJE

Gruaja e Përparim Telës, ka treguar marrëdhëniet që ajo ka pasur me dy motrat, të cilat u vranë nga burri i saj.

vjollca tela

Në një intervistë për emisionin me “Zemër të Hapur” në Neës24, Vjollca Tela thotë se ka pranuar lidhjen që motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani kishin me Përparim Telës.

“Kur shkuan në Greqi, shkuan atje më morën dhe mua. Unë e dija që e kishte shoqe. Më vonë më tha që Vera është zemër bujare dhe u bashkua me Verën. Unë e pranova lidhjen, Më pas ishte edhe Zhaneta me të. Unë me Verën kam punuar, ishim të dyja në punë.  Ne dilnim bashkë, pastaj Vera iku në Greqi u martua me një grek. Ndërsa Zhaneta i ishte këtu. Dy motrat rrinin bashkë në një vend”,tha  Vjollca.

PJESË NGA INTERVISTA

Çfarë e shtyhu atë të kryejë krimin?

Kishim 30 vite marrëdhënie me të. Shkonim shumë, dilnim për dreka dhe darka. Ishin si motra ime. Kam pasur shumë marrëdhënie me motrën e madhe. Kur u njoh Përparimi me Verën, nuk kam ditur gjë. Janë njohur në Elbasan. U merrte me tregti. Ishim fukarenj. Kishim shtëpinë në Brrakë. Unë nuk dija gjë që ai kishte një lidhje me Verën (Kristinën). Kur shkuam në Greqi, bashkë me ta, mendova se ishte shoqja e tij. Im shoq më tha; ‘Vera është zemër bujare’. E pranova që kishte lidhje me Verën. Më as ishte dhe Zhaneta. Ne kemi punuar bashkë si sanitare me Verën. Ajo kishte shtëpinë e vetë, unë timen. Hynim e dilnim. Pastaj kohët e fundit ajo u largua në Greqi, pasi u martua atje. Dy motrat rrinin bashkë në një shtëpi.

A u bë Zhaneta e dashura e Përparimit?

Më vonë u bë, se di! Kishte lidhje dhe me Zhanetën.

Djali i Zhanetës është i Përparimit?

ADN e kallëzon atë. Ta bëjnë. Përparimi thotë; ‘Është çuni im’. Edhe Zhaneta e thoshte; “e kam me Përparimin”. Përparimi e ka njohur djalin. Ai rrinte dhe këtu pastaj ikte tek shtëpia e vetë.

Çfarë e shtyhu atë?

Xhelozia.

Keni festuar bashkë në datë 28?

Unë nuk kam qenë, ka qenë vetëm djali im që e ka pagëzuar Kristina. Më datë 28 hëngrën darkë. Djalin tim e deshte shumë. Kanë qenë të trija motrat në darkë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura