Pas 5 vitesh mbylljeje, hapi mbrëmë dyert Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit. Ishte një mbrëmje Gala, protokollare, ku të ftuar ishin trupa diplomatike, politikanë, artistë dhe njerëz të medias.
Nuk i mungoi mondaniteti kësaj mbrëmjeje, çka u duk dhe në veshjet e të ftuarve. Si gjithnjë ka spikatur Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ku thjeshtësia dhe sharmi rrinë si jo më mirë. Ministrja u paraqit me një kostum të zi, thjesht dhe bukur edhe pse e kemi parë të guxojë me veshjen, duke ofruar një imazh tjetër të gruas në politikë.
E pamë ministren të takonte të gjithë të ftuarit, ish-ministra e artistë. E shohim të takojë plot dashuri ish- ministren e Financave Anila Denaj, të diskutojë me artisten Suzana Frashëri e maestro Zhani Cikon, por edhe me arkitektë e stafin që punuan për rikonstruksionin dhe ceremoninë.
Një përqafim edhe për paraardhësen Mirela Kumbaro, të cilën e falenderoi veçanërisht, si një nga njerëzit që guxuan të nisnin rikonstruksionin e TKOB, për t’ia lënë stafetën Margaritit, 3 vjet më parë.
Ndërsa prej ditës së sotme teatri është i hapur për publikun dhe hyrja është me bileta.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al