Hapet së shpejti qendra më e re tregtare në zemër të Tiranës, unike e multidimensionale

Aug 16, 2019 | 10:31
SHPËRNDAJE

Metropolit shqiptar i shtohet një qendër e re, e parashikuar të jetë destinacion i mijëra qytetarëve çdo ditë.

E pozicionuar në zemër të Tiranës, “Arena Center” është unike në llojin e saj, për shkak se ndodhet në Stadiumin e ri Kombëtar.

Ajo ka një sipërfaqe prej 54,000 metra katrore dhe është konceptuar dhe krijuar mbi bazën e standardeve më të larta ndërkombëtare të shëndetit dhe sigurisë.Picture 1

“Arena Center” është dizenjuar të jetë një hapësirë e hapur, miqësore, sociale që njerëzit të bëhen bashkë si dhe një qendër tregtare (Komplekse) moderne.

Në këtë Qendër Tregtare pritet të ketë një kombinim të shumë shërbimeve, si dyqane, restorante dhe zona argëtimi e mbi të gjitha, hotelin Marriott International, të cilat garantojnë që do të jetë një destinacion i modës dhe stilit, mjaft i frekuentuar, duke ofruar eksperiencën më te mirë në të gjithë qytetin.

Fisnik Bushati, CEO i kompanisë që merret me menaxhimin e këtij kompleksi, shprehet se “Arena Center” vjen si një premtim ndaj konsumatorëve dhe se kjo qendër do të jetë destinacioni i qytetarëve të të gjitha moshave ditën dhe natën.Picture 2

“Arena Center është një premtim ndaj konsumatorëve, një premtim për akses ndaj një hapësire biznesi moderne, tërheqëse dhe e përballueshme; një destinacion i stilit dhe modës që merr jetë. Brenda ose jashtë, ditën ose natën, gjatë gjithë vitit, gjithmonë do të ketë diçka për dikë. Shopping, ushqim, lodra, përjetim, punë për një eksperiencë konsumatore tërësisht ndryshe. Arsyet për t’u bërë pjesë e këtij destinacion të pozicionuar në mënyrë perfekte në zemër të Tiranës është qendra komerciale unike që ofron një mjedis mjaft të favorshëm biznesi dhe investimi. Megjithatë, vendndodhja shumë dimensionale e nxit audiencën konsumatore dinamike dhe të pasur të përjetojë momente të paharrueshme”, thekson Fisnik Bushati.

Ndërkaq, mësohet se në një total prej 12,000 metrash katrorë hapësirë, do të jenë të destinuara të përdoren për zyra, të dizajnuara në mënyrë mjaft fleksibël. Atmosfera relaksuese e restoranteve, baret e shumta të hapura me pamje nga jugu, si dhe sektori i dyqaneve, që do të jenë të pozicionuara kryesisht në katin e parë janë një tjetër atraksion për qytetarët.Picture 3

Sipas drejtuesve të “Arena Center” synim është plotësimi i nevojave të modës dhe ato të përditshme, çka do ta bëjnë këtë qendër një opsion tërësisht ndryshe në treg.

Një ambient plot stil dhe energji, njerëzit mund ta frekuentojnë me miqtë dhe familjet duke kaluar ditët midis shopping-ut, ushqimit të shijshëm, relaksit, rrezeve të diellit dhe argëtimit që i rrethon.

Ajo që vlen të përmendet është që ambienti nuk është ideal vetëm për aktivitetet e jetës së përditshme, por në veçanti për bizneset që do marrin hov në këtë vend perfekt.

E bukura e kësaj qendre të re është që infrastruktura që e rrethon, ofron mundësinë e krijimit të një ekosistemi tërheqës duke bërë që njerëzit të mblidhen dhe të bëhen pjese e eventeve të përvitshme të argëtimit.

Mos harroni të jeni pjesë e hapjes së madhe të Qendrës më të re Tregtare “Arena Center”, në Nëntor të këtij viti.Picture 4

Për më shumë informacione: www.arenacenter.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura