“Hapim negociatat brenda 100 ditëve të para të qeverisë”/ Basha nga Puka: Do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve!

Apr 18, 2021 | 16:00
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim elektoral në Pukë, ku kërkoi që në 25 prill qytetarët të votojnë masivisht numrin 9.

lulzim basha ne puke

Basha tha se në 25 prill do të vendoset nëse Shqipëria do të qëndrojë në vend numëro, apo do të futet në Evropë. Kreu i PD tha se brenda 100 ditëve të para të qeverisë së tij do të bëhet e mundur hapja e negociatave.

“Të dielën e ardhshme pukianët do të votojnë ndryshimin.  25 prilli është dita e juaj, nuk është dita e asnjë politikani. Këto zgjedhje nuk bëhen për ne, por për ju, për familjet dhe fëmijët tuaj.

Për 8 vjet e ka patur pushtetin në dorë dhe nuk ka bërë asgjë. Për 8 vjet i ka vënë çdo shqiptari lakun e varfërisë dhe këtu në Pukë edhe lakun e kriminalitetit.

Alternativa jonë është alternativa e ndryshimit, që rininë e Pukës ta mbajmë këtu dhe ti punësojmë këtu. Zemrat plot dhe shtëpitë plotë sepse një jetë me sakrifica nuk mund të shpërblehet me vatra bosh.

Programi ynë do ta bëjë të mundur këtë. Ne do ta nisim duke çliruar Pukën nga kriminelët, sepse Puka dhe Fushë Arrëza do të votojë ndryshimin. Nuk ka forcë që ta ndalë, nuk ka fuqi ta ndalë ndryshimin.

Të dielën e ardhshme votoni numrin 9, për ta çliruar Pukën dhe familjet shqiptare nga ankthi.

Pas 25 prillit do të jemi prap bashkë. Unë do të jem kryeministri i gjithë shqiptarëve dhe qeveria e ardhshme do të jetë qeveria e njerëzve dhe për njerëzit.

Ndryshimi i pandalshëm që po vjen është shpëtimi për Pukën dhe gjithë Shqipërinë.

25 prilli është dita më e rëndësishme, dita e zgjedhjeve ku qytetarët ose do të vendosin ose të qëndrojnë në vend ose hapim bashkë derën e Evropës, hapim negociatat brenda 100 ditëve të para dhe bëjmë të mundur kështu rrugëtimin tonë së bashku”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura