Hapja e zyrës së VV në Tiranë dhe marshimi më 28 nëntor, Rama e cilëson “lajthitje”: Imagjinoni sikur në Kosovë të…

Nov 12, 2019 | 16:16
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka komentuar faktin që Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit ka hapur një degë edhe në Tiranë  si dhe lajmërimin për një marshim më 28 nëntor me tematikë “bashkimin kombëtarë”, duke e cilësuar si lajthitje në një proces tranzicioni.

Në një intervistë për “Top Channel”, kreu i qeverisë u shpreh se deklaroi se duhet njëfarë kohe për t’u bërë kryeministër.

“Mendoni për një moment sikur një degë e PS, natyrisht me miratim nga Kryesia dhe nga unë, të bëjë protestë në ditën e pavarësisë së Kosovës dhe të thotë nuk është koha për të festuar, por për të reflektuar, dhe të bëjë një fletërrufe, që duket sikur është nxjerrë nga printerat e opozitës me qeverinë e Kosovës, çfarë do të mendonin njerëzit?

Unë e konsideroj një lajthitje në një proces tranzicioni nga opozita në qeverisje, në një vakum, ku kam qenë edhe vetë dhe duhet njëfarë kohe për të bërë kryeministrin. Sepse kryeministër zgjidhesh ditën kur fillon, por bëhesh me kalimin e kohës”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura