“Harry babagjyshi” surprizon fëmijët e policëve të vrarë: Prindërit tuaj nuk janë harruar dhe nuk do të harrohen kurrë

Dec 20, 2019 | 19:57
SHPËRNDAJE

Fëmijët e policëve britanike të rënë në krye të detyrës janë surprizuar nga Princ Harry, i cili u vesh si “Santa Claus” për t’i çuar dhurata.

harry 1

Në mesazhin e tij, Princ Harry i inkurajoi fëmijët që të vazhdojnë jetën, si një familje e madhe, që ndihmojnë njeri-tjetrin.

“Të humbasësh një prind është jashtëzakonisht e vështirë, por unë e di që secili nga ju duke ndihmuar njëri-tjetrin se do të ketë një të ardhme të mahnitshme dhe Krishtlindje fantastike gjithashtu”, tha ai.

Në fund të video mesazhit të përzemërt, Princ Harry shtoi: “Prindërit e tu, ata kurrë nuk janë harruar dhe nuk do të harrohen kurrë. Unë vërtet shpresoj vërtet dhe e di që do të largoheni sot me një buzëqeshje të madhe në fytyrën tuaj”.

Pastaj Princ Harry ngriti mjekrën e tij të bardhë Santa dhe tha: ‘Bëni një Krishtëlindje fantastike dhe një vit të ri të lumtur’.  

harry

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura