Të gjitha apartamentet dhe pronat, për rivlerësimin me taksën e re 2 për qind do të kenë bazë çmimet minimale fiskale të miratuara nga Qeveria në vitin 2015. “Panorama” boton të plota çmimet fiskale të apartamenteve për 11 zonat e Tiranës.
Amnistia parashikon që taksa për rivlerësimin, pra që do të paguhet për diferencën e çmimit të mëparshëm dhe atij sipas vlerës së tregut e llogaritur me çmimin minimal fiskal, do të jetë 2 për qind dhe jo 15 për qind sa është aktualisht.
Për shtëpitë e privatizuara para 1990 tatimi që do të paguhet mund të llogaritet nëpërmjet diferencës së çmimit aktual dhe çmimit të mëparshëm, referuar çmimeve fiskale. Pra, e thënë ndryshe çmimi aktual mund të llogaritet sipas çmimit fiskal që ka zona kadastrale ku ndodhet shtëpia.
Ndërsa për të llogaritur çmimin e mëparshëm do të merret çmimi më i ulët fiskal i miratuar në 1995, që është 16,664 lekë për Tiranën. Diferenca e çmimit aktual fiskal me çmimin e mëparshëm do të tatohet 2 për qind për rivlerësimin e pasurisë. Në rast se një qytetar ka një pronë në zonën e “Ali Demit” shtëpia e tij i përket zonës kadastrale 1/1 ku çmimi fiskal minimal i përcaktuar nga Qeveria është 98,000 lekë.
Llogaritjet do të bëhen mbi këtë çmim, ndërsa çmimi i mëparshëm do të llogaritet me çmimin fiskal të privatizimit 16,664 lekë. Në rast se apartamenti apo prona do të shitet më vonë, tatimi mbi të ardhurat që do të paguhet, llogaritet mbi diferencën e çmimit të shitjes dhe atij të rivlerësimit sipas çmimeve fiskale që janë në fuqi, për të cilat një qytetar do të paguajë taksë 2 për qind. Afati i zbatimit të amnistisë do të jetë deri më 28 shkurt.
DORINA AZO
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al