Harta e re gjyqësore/ Deputeti i PD-së “këput” gafën në Komisionin e Ligjeve: Qarku i Elbasanit që shtrihet nga Maqedonia deri në kufi me Italinë…

Nov 11, 2021 | 14:45
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, gjatë fjalës së mbajtur në Komisionin e Ligjeve, parashtroi problematikën e numrit të vogël të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore të cilët duhet të punojnë në prokurori të cilat mbulojnë një hapësirë të madhe territoriale në vend.

Shkrirja e prokurorive rretheve sipas Sulës e vështirëson akoma më shumë punën e prokurorëve të mangët nga vetingu.

Si referencë deputeti i PD-së mori qarkun e Elbasanit, ku tha se një numër i vogël prokurorësh duhet të përgjigjen për një hapësirë gjeografike që fillon që nga Maqedonia e Veriut e deri në kufi me Italinë.

Depueti i PD-së bëri një lapsus në perifrazimin e tij, pasi qarku i Elbasanit nuk ka dalje në Adriatik që të mund të thuhet se kufizohet me Italinë.

“Pyetja e dytë ka të bëjë me hartën gjyqësore. Është një shqetësim jashtëzakonisht i madh për këdo, duke filluar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, nga Prokurori i Përgjithshëm dhe ç’ka është më e rëndësishmja nga qytetarët shqiptar. Pse po e them këtë, po marr qarkun e Elbasanit, është qarku që ka shtrirjen më të madhe në Republikën e Shqipërisë, kufizohet me Maqedoninë dhe nga ana tjetër me detin me Italinë, dhe ka vetëm një prokurori që është prokuroria e Elbasanit. Numri i prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësor që është me mangësi, a mund të zotërohet territori nga një prokurori qendër qarku për këtë territor”, tha Sula.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura