HARTA/ Si votuan britanikët? Anglia pro largimit, Skocia e Irlanda kundër

Jun 24, 2016 | 10:48
SHPËRNDAJE

Me një diferencë shumë të ngushtë, Britania e Madhe sot u zgjua jashtë Evropës. Më poshtë ju sjellim hartën se si kanë votuar anglezët në të gjithë Britaninë, rezultat i cili lë të kuptohet se mazhoranca mendon se vendi duhet të dalë nga Unioni.

_90081395_eu_ref_uk_regions_leave_remain_gra624

Në të gjithë Britaninë, 48% donin të qëndronin në BE, ndërsa 52% votuan pro daljes.

Në Angli dhe në Uells 47% votuan pro qëndrimit, 53% pro daljes.

Në Skoci, 62% votuan për qëndrimit në Union, ndërsa 38% votuan pro daljes nga Unionit.

Në Irlandën e Veriut, 56 votuan pro qëndrimit në Union, 44% pro daljes nga Unioni.

harta1

Fushata e largimit nga Unioni triumfoi më shumë në Angli dhe Uells, duke fituar në qytetet e mëdha veriore, duke përfshirë Sheffield, luginat e Uellsit, në të gjithë Midlands përfshirë Birmingham, dhe në jug dhe në lindje të Anglisë.

Nëntë zona kanë votuar me mbi 70% për largim, shumë prej tyre në Anglinë lindore, duke përfshirë Boston, South Holland dhe Great Yarmouth.

Ndërsa fushata e qëndrimit në të kundërt, ka dominuar në Londër, Skoci dhe Irlandën e Veriut.

Pjesa më e madhe e votave për të qëndruar në UInion ishte në Gjibraltar.

Shtatë nga 10 zonat me peshën më të madhe të votave që ishin pro qëndrimit në BE, janë në Londër, duke përfshirë Lambeth, Hackney dhe Haringey, ku mbi 75% votuan për të qëndruar në Bashkimin Evropian.

Në përgjithësi, fushata e largimit nga BE, dominonte në nëntë vende dhe rajone të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa fushata e qëndrimit në BE dominoi vetëm në tre të tilla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura