“Hë moj grua ça do, jam në rrugë”, Bujar Kapexhiu ndan historinë komike nga viti 95’ me telefonin: Mendoi të gënjente bashkëshorten, por ajo i tha “bjeri njëherë burisë…”

Apr 15, 2023 | 21:59
SHPËRNDAJE

Aktori dhe regjisori i njohur Bujar Kapexhiu ka ndarë një histori komike me publikun, e ndodhur në vitin 1995.

Bujar-Kapexhiu

Teksa ka qenë një nga të ftuarit në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku po diskutohej për komunikimet mes njerëzve, Kapexhiu tregoi momentin kur pa për të parën herë telefon.

Sipas tij me këtë lloj celulari, ishte më e thjeshtë të gënjeje njerëzit për vendodhjen, por natyrisht do kishte raste përjashtimi.

Bujar Kapexhiu: Kjo është koha e telefonit, kur erdhi pastaj celulari ishte…Dhe unë kam një histori shumë të bukur me celularin. Ndodhesha në një studio televizive dhe me pronarin e televizionit po shikonim sallën e madhe, dhe në këtë kohë dëgjova një zile. Thashë në këtë sallë të madhe: Ku është telefoni?! Kur ai futi dorën në xhep dhe nxorri një kuti të vogël kaq, që unë e shikoja për herë të parë. Alo, po po! Ah jo tha, dëgjo jam në Romë tha, javën tjetër vij! Më shkeli syrin mua dhe e kuptova unë se një gënjeshtër. Më çuditi ajo dhe aty thashë për herë të parë…se telefoni në celular ka ardhur në ’95-ën në Shqipëri, me AMC. Dhe AMC-ja kur u bë dhe telefoni, thashë u ngrit institucioni me telefonin që mund të gënjesh kur të duash.

-Sepse ti mund të lëvizje dhe askush nuk do e dinte se ku ishe. Një lloj lirie apo jo?

Bujar Kapexhiu: Se ai ishte në zyrë e thoshte në Romë, kështuqë sot është mundësia për secilin për të mos thënë të vërtetën. Ku ndodhet e me cilin është, e kupton? Se mu kujtua dhe një histori tjetër me këtë telefonin. Njëri i tha gruas: Grua po iki urgjent me një shërbim shumë të rëndësishëm dhe në të vërtetë ai shkoi me një shoqen e tij të afërt diku. Në momentin e argëtimit, bie zilja. Mos, tha gruaja! Hë moj grua ça do? Po ku je tha? Në rrugë, në rrugë jam. Po mirë tha, bjeri njëherë burisë! Ka raste që dhe nuk gënjen dot.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura