Hetimi për shkeljet e Metës, Manja prezanton raportin në Kuvend. Ja dy deputetët që janë pro shkarkimit të Presidentit

Jul 27, 2020 | 10:24
SHPËRNDAJE

Raportin e Komisionit Hetimor në lidhje me ligjshmërinë e veprimtarisë së Presidentit Meta në anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 si dhe në procedurat për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, deputeti Ulsi Manja e ka quajtur “gur kilometrik të vecantë në historinë e këtij parlamenti”.

manja-637x450

Maxhoranca është tërhequr nga shkarkimi i kreut të shtetit dhe në komision ka miratuar raportin i cili thotë se shkeljet e Metës nuk janë të mjaftueshme sa për të kërkuar shkarkimin e tij.

Në fjalën e tij në Kuvend, teksa ka parashtruar raportin, Manja tha se “për herë të parë në 30 vjet diskutohet raporti i ngritur me kërkesën e 55 deputetëve që kanë vënë në lëvizje mekanizmin kushetues e ligjor për shkarkimin e një presidenti për shkelje të rëndë të Kushtetutës bazuar në nenin 90 të saj”.

Manja tha se “natyra delikate e objetktit të komisiont hetimor e justifikon tërësisht kohëzgjatjen e vepritarisë së komisionit hetimor”.

Deputetet e opozites se re, Halit Valteri e Alban Zeneli nuk kane ndare te njejtin mendim me shumicen, ndaj kerkojne shkarkimin e Presidentit Meta.

“Komisioni kanë miratuar me vendim përfundimtar raportin hetimor: bashkëngjitur është plani i hetimit vendimmarrjet e komisionit dhe të gjitha aktet e administruara.

44 faqe nga 49 , janë votuar nga 7 kolegë deputetë e që përbëjnë raportin përfunditmar,
ndërsa 5 faqe janë mendimi i pakicës, dy kolegëve Halit Valteri dhe Alban Zeneli.

Raporti që do mbaj sot është i një natyre tërësisht ligjore, me argumente kushtetues e ligjor e sdo jetë një raport i themeluar në konsiderata politike.

Edhe nëse Kuvendi vlerëson kërkesën për shkarkimin e presidentit, Gjykata Kushtetuese është ajo që jep verdikitin përfundimtar për kërkesën e shkarkimit të presidentit”, tha Manja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura