Hetimi për tenderin e uniformave të Policisë/ SPAK: Janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik. Ja akuzat dhe masat e sigurisë për zyrtarët në Ministrinë e Brendshme

Jul 10, 2021 | 10:33
SHPËRNDAJE

spak 1

Prokuroria e Posaçme SPAK ka publikuar njoftimin zyrtar për hetimet mbi tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit që çuan në disa arrestime të zyrtarëve në Ministrinë e Brendshme.

Sipas SPAK, më 11 qershor të vitit 2020, në Agjencisë e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar procedura e prokurimit për llogari të Autoritetit Kontraktor, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit me objekt “Blerja dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit,” për katër vjet, me fond limit 2,8 miliardë lekë pa TVSH.

Gjatë hetimit, sipas Prokurorisë së Posaçme, janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, bërë nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit si Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleviz Hasani dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Femneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, dhe si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.

AKUZA DHE MASA E SIGURISE

Edlira Naqellari, e dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në burg

Flutura Çekrezi, e dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në burg

Anisa Bogdani, e dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në shtëpi

Ani Omuri, e dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në burg

Kleivis Hasani, i dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në burg

Kreshnik Bejkaj, i dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në burg

Fatmir Demneri, i dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në burg

Mariglen Buzali, i dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në burg

Gëzim Mingaj, i dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në burg

dosja e spak1 dosja e spak2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura