Një nga ekspertët e kriminalistikës, i cili ka udhëhequr hetimet për vrasjen e reperit të famshëm amerikan Tupac Shakur, beson se ai është vrarë në spital, përpara se të identifikonte atentatorët e tij.
Michael Douglas Calrin thotë se Tupac nuk ishte objektivi i vërtetë i sulmit të vitit 1996 në Las Vegas.
Ai u bën thirrje autoriteteve amerikane që ta rihapin çështjen. Carlin, autori i librit “Tupac 187” njihet si një nga hetuesit më në zë të kësaj çështjeje, shkruan “The Sun”.
Në një intervistë për “Clank TV” ai thotë: “Tupac, pasi u qëllua dhe u plagos rëndë po e merrte veten në spital. Mirëpo papritur ai humbi jetën. Dikush i ka bërë diçka teksa ishte shtruar në spital.
“Ai ishte duke u rikuperuar. Nuk ndodh që të vdesësh kur je në rikuperim. Ka patur shumë njerëz që nuk dëshironin që Tupac të dilte gjallë nga ai spital pasi pritej dëshmia e tij për vrasjet”, tregon ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al