HISTORIA/ Vajza simpatike e Policisë së Shtetit që e “pengon” bukuria

Feb 8, 2016 | 15:22
SHPËRNDAJE

Dea Ricku të sjell në mend, sapo e takon, se do të kishte qenë  më mirë që ajo të bëhej një vajzë pasarelash dhe jo police. Bukuria e saj bie në sy bashkë me uniformën, ku dallohet qartë veç të  tjerash dhe një shkop gome.

E gjatë, elegante, me një buzëqeshje  të ëmbël dhe me zërin e saj karakteristik, pak të ulët dhe plotë, ngjyra, ajo të rrëfen për veten qetësisht. I pëlqen profesioni që ka zgjedhur dhe pret shumë nga vetja, ajo është vetëm 21 vjeçe dhe  prej një viti ka veshur uniformën e Policisë.

dea

KUALIFIKIME

Dea Ricku ka bërë një kurs profesional 6-mujor, ku është trajnuar si police. Ndërkohë që po shkollohet për Juridik në Univer- sitetin shtetëror të Tiranës. Është në vitin e parë të studimeve për  master shkencor Penal, që t’i përshtatet sa më shumë natyrës së  punës që ka zgjedhur dhe njëkohësisht për të mësuar më mirë  rregullat dhe ligjet.

Asaj i pëlqen të jetë police, sepse i pëlqen të  vërë drejtësi. Këtë prirje e ka pasur që fëmijë. Dea tregon se kurrë  nuk ka qenë e përkëdhelur, as ajo, as motrat e saj. “Nëse fëmijëve të tjerë u vinin prindërit herë pas here në shkollë dhe u kërkonin mësuesve t’i mbanin me hatër, prindërit e mi vinin vetëm në  takimin e parë dhe u thoshin mësuesve, ju e mësuat që Dea e ka  një prind, ju mund të bëni çfarë të doni me të”, shprehet ajo.

Në çdo fjalë të saj, edhe pse me zë të butë, ajo shpreh vendosmëri. Të njëjtën devotshmëri që shprehu edhe në moshën 17-vjeçare, ku  mësoi si të ngiste motorët në mënyrë virtuale. Ajo u zhyt në botën e motorëve duke ndjekur në “Youtube” një sërë dokumentarësh mbi motorët dhe pjesët e tij. Dhe kur i dha për herë të parë, e bëri  këtë e vetme duke “gënjyer” miqtë e saj se dinte ta ngiste. Nuk u  rrëzua, as asaj kohe, as kurrë më pas.

dea5

PUNA

Dea e filloi punën si police e rendit në komisariatin e Kamzës.  Ajo rrëfen se punën e saj nuk e shikon si të vështirë. “E shoh  thjesht si punë”, shprehet, “nuk e mendoj kurrë pjesën e keqe  apo të rrezikshme të saj”. Prej janarit të 2016, ajo punon me “Shqiponjat”. Shprehet se është mjaft e kënaqur që punon me patrullën e “Shqiponjave”, sepse veshjet, uniformat dhe kushtet janë më të mirat.

Tregon se marrëdhënia mes kolegëve është mjaft e  mirë. Ajo ka marrë pjesë në ngjarje të rënda, por shprehet se pret më shumë ngjarje të tilla dhe nuk i përjeton. Fakti që është një  vajzë e bukur e ka penguar fillimisht në punën e saj. Ajo thotë se kur sapo e njihnin, nuk e kanë marrë seriozisht, as punonjësit, as njerëzit e thjeshtë.

Dea tregon shoqërimin që i ka bërë një gruaje  me probleme mendore gjatë kohës që punonte në komisariatin e  Kamzës. Gruaja kishte tentuar të vriste vëllain dhe fëmijët e tij.

“Duke qenë se ishte femër, në ambulancë e shoqërova unë. Nuk  e dija fare historinë e saj, kështu që tentova t’i flisja, por ajo ishte  tepër arrogante. Kur arritëm në spital, kuptova problemin e saj.  Tentoi të shtynte mjekun. Nuk kishte shans t’i bëje gjilpërë. Kësh- tu që bëra punën time. U solla qetësisht dhe seriozisht me të. Pasi  i fola unë, ajo u qetësua. Kur e lamë në spital dhe po ktheheshim  për në Kamzë, shoferi i ambulancës më tha se kur më kishte parë  në rrugë, kishte menduar se ishte gjynah që isha bërë police, por  kur më pa se si u solla me gruan, më tha se e kuptoi arsyen pse”,  tregon Dea.

Bukuria e saj nuk i ka sjellë probleme. Ajo thotë se  nuk ndihet e provokuar nga vështrimet. “Unë,- shprehet Deakam një qëndrim timin, cakun e të cilit nuk lejoj ta kalojë askush!”.  dea3

TË RENDËSH PAS ËNDRRAVE  

Ajo nuk u kishte thënë gjë prindërve kur aplikoi për t’u futur  në polici. Madje, ditët që dilte për të bëre provimet, ikte shumë  herët nga shtëpia, por nuk u thoshte për ku ikte. Ata u shqetësu- an, por nuk u tregoi deri ditën që dolën rezultatet dhe ajo jo  vetëm fitoi, por doli dhe e para. Prindërit nuk e pritën pozitivisht duke i thënë se nuk ishte nevoja të punonte aq e re, pasi  ishte në shkollë dhe duhej t’i përkushtohej asaj.

Pyetjes se çfarë  ndien kur njerëzit flasin keq për policët, ajo i përgjigjet rrufeshëm  se në syrin e saj askush nuk flet keq për policët, se ajo nuk i  lejon. “Tani që jam pjesë e Policisë dhe shoh sakrificat e tyre, nuk mund t’i lejoj njerëzit e jashtëm të flasin keq,  thjesht se ashtu u duket”. Në 103-vjetorin e Policisë,  fotoja e saj me uniformën e Policisë e shoqëruar me  një qen pastor u shfaq në rrjetet sociale.

Kjo bëri që  gazeta online “Opozita.com” ta vendoste në ueb të  shoqëruar me titullin “Buçet e Sajmir Tahirit”, gjë  që u prit shumë keq nga gjithë opinioni i arsyeshëm  publik. Dea vetë nuk ka më rrjete sociale, kështu që  lajmin e mësoi nga të tjerë. Ajo thotë se reagimi i saj  i vetëm ishte të qeshte.

“Do të mërzitesha nëse do të  ishte e vërtetë. Mund t’i hidhja në gjyq, po nuk kam  kohë për të humbur me ata”, shprehet Dea Ricku.  Jeta e saj është e shpejtë sepse ajo është njëkohësisht  dhe në proces mësimi, ajo kërkon të ndryshojë  shumë te vetja dhe sidomos në pjesën e komunikimit. Shprehet se ka ende drojë kur u drejtohet qyteta- rëve, ndërkohë që kolegët e saj janë më të sigurt.

Efektivja e “Shqiponjave” shprehet se fakti që është  femër në momentin e parë ka qenë i vështirë, por  ajo thotë se nuk lejon askënd të ngatërrojë kapacite- tin me bukurinë e saj. “Unë e di,- shprehet- “se ka  njerëz që mendojnë kjo është e bukur, kushedi si ka  hyrë në radhët e Policisë dhe nuk u shkon aspak në  mend se mund ta kesh zgjedhur në jetë për të qenë e  zonja dhe e ndershme”. Dea jeton lidhjen e saj të  dashurisë me një djalë që vazhdon Juridikun, njësoj si ajo.

Ajo punon me turne dhe shprehet se kjo e  ndihmon për të vazhduar masterin, sepse arrin që t’i kapë orët.  Efektivi i “Shqiponjave” është skuadër rinore, janë të aftë dhe të  zgjedhur, mendon ajo. Asaj i pëlqen që është pjesë e kësaj skuadre, edhe për shkak të uniformës, që ndryshon me atë të Policisë së Rendit.

Dea tregon se veshja e saj është më sportive dhe  pyetjes nëse ka pistoletë i përgjigjet pozitivisht. Ajo thotë se pis- toletën e ka marrë që kur ka qenë si police rendi, por nuk i ka  pëlqyer. Mendimi i saj është që policët e rendit të mos i kenë  armët. Ndërkohë që “Shqiponjat” janë skuadra e parë që shkon  në një ngjarje, ndaj mbajtja e një arme është tërësisht e përligjur.

Dea mendon se futja e femrave në polici është diçka shumë e  bukur, por numri i tyre në radhët e policisë është ende shumë i  vogël. Ajo shprehet se ka ndryshuar fryma e policisë, sepse poli- cia është në shërbim të qytetarit, jo e kundërta.

“Ne jemi në ndihmë të komunitetit, fakti që femrat janë pjesë e Policisë sjell  qetësim të situatës. Gjithashtu sjell si shembuj rastet e protestave  ku kordoni i parë është ai i femrave, çka e frenon sjelljen në  mënyrë agresive nga ana e meshkujve. Vendosja e kuotës në  rekrutim ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e përfaqësimit të grave  dhe vajzave me uniformë, duke arritur nga 6% në 10%.

Ndërkohë  që përfaqësimi i grave dhe vajzave në polici aktualisht është  13.6%. Duket se përfaqësimi i femrës në polici, nuk do të ngelet  thjesht në nivel vartësesh. Para pak kohësh u emërua në komis- ariatin e Librazhdit si shefe një femër, ndërkohë pritet që edhe  katër femra të tjera të marrin role drejtuese.

IRENA SHABANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura