Holandë-Angli, duel pas 28 vitesh në Europian / Nga trofeu i vetëm i tulipanëve te hakmarrja, sa shumë “beteja”

Jul 8, 2024 | 21:51
SHPËRNDAJE

Holanda dhe Anglia do të luajnë një prej gjysmëfinaleve të këtij Europiani, ku do të matin forcat dhe do të kërkojnë patjetër një vend në finalen e madhe të Berlinit. Një ndeshje që ka qenë e mbushur me histori dhe përballje të shumta në të shkuarën.

1284874_1 (1)

Kjo do të jetë ndeshja numër 23 në histori mes tyre, ndërsa në 22 të mëparshmet bilanci është në favor të Holandës. Tulipanët kanë arritur që të fitojnë 7 ndeshje, ndërsa Anglia 6 sfida. 9 të tjera kanë përfunduar në barazim.

EUROPIANË- Përballjet mes dy ekipeve kanë qenë më së shumti miqësore, por ka pasur edhe nga ato që kanë mbajtur me zemër në dorë tifozët, pikërisht për rëndësinë e tyre në Botërorë dhe Europianë. Dhe meqë jemi tek Europianët, Holanda e ka mundur pikërisht Anglinë në vitin 1988 në me tripletën e Marko Van Bastenit, në vitin kur ka fituar Europianin. Mirëpo Anglia është hakmarrë vite më vonë, pikërisht në vitin 1996 kur fitonin 4-1 ndaj “tulipanëve”.

Dopietat e Shirer dhe Sheringam ishin vendimtare përballë golit të Patrik Klajvert. Ndeshjet e fundit mes dy skuadrave kanë qenë shumë të balancuara dhe pa një ekip dominues.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura