Homazhet në nder poetit Agim Doçi, kompozitori Edmond Zhulali: Bashkë kemi bërë të gjitha zhanret, por pjesa më e rëndësishme ishin këngët për Kosovën

Jun 25, 2024 | 11:05
SHPËRNDAJE

Në homazhet e zhvilluara në nder të poetit Agim Doçi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, ka folur për mediat kompozitori Edmond Zhulali.

edmond zhulali

Ai u shpreh se “Artisti është gjithmonë një opozitar i lindur, siç është Agimi”.

I pyetur nëse poetit i kishte mbetur ndonjë peng, Zhulali tha: “Jeta është e shkurtër, Agimi si të gjithë ne kishte pengje. Pengu i tij ishte thënia e të vërtetës. Ka qenë njeriu që ka patur kurajë të falsë hapur dhe pa doreza. Mendonte me gojë, kishte guximin për ta thënë. Ishte vetvetja”.

Ndër të tjera, kompozitori i njohur tha se me Agim Doçin kanë bërë të gjitha zhanret, “por si për mua si për Agimin, pjesa më e rëndësishme për ne kanë qenë këngët për Kosovën, sepse i kushtohen Shqipërisë. Çështja kombëtare, sublime, që shoqëron çdo njeri është gjëja më e rëndësishme”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura