Homazhet për Agim Doçin, këngëtarja Manjolla Nallbani: Jo thjesht një poet i madh, por një njeri i veçantë si karakter

Jun 25, 2024 | 11:04
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur, Manjolla Nallbani ka folur për News24, pas homazheve në nder të poetit të njohur, Agim Doçi, i cili ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare.

Nallbani tha se Doçi nuk ishte thjesht një poet i madh, por edhe një njeri me karakter të veçantë.

Ajo shtoi se një Agim Doçi nuk vjen më, pasi ishte unik.

Manjolla Nallbani: Unë besoj se të gjithë ne humbën jo thjesht një poet te madh, por një njeri te vecantë si karakter, me sinqeritetin e natyrës së tij,  me mënyrën se si i thoshte të vërtetat, me kontributin që ka dhënë në krijimtarinë sidomos në kohën e luftës në Kosovë.

Një Agim Doci nuk vjen më, pasi ishte një njeri unik. Sot shumë dhimbje që humbin një njeri të tillë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura