Homazhet për Kadarenë, Preç Zogaj: Ia doli të realizohej në kushtet e tiranisë! Veprat e tij themeluan letërsinë e re moderne

Jul 3, 2024 | 11:20
SHPËRNDAJE

Analisti dhe poeti Preç Zogaj iu është bashkuar sot homazheve në nder të shkrimtarit Ismail Kadare në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Në një prononcimi për mediat, Zogaj tha se Kadare ishte një shkrimtar që ia doli të realizohej në kushtet e tiranisë.

“Kadare ndërtoi dhuntinë e tij, natyrore apo hyjnore dhe e mbajti me vepra që themeluan letërsinë e re moderne”, tha ai më tej.

“Ai dinte të qëndronte gjithmonë mbi, duke i thënë të gjitha. Një shkrimtar i përmasave të tilla ia doli të realizohej në kushtet e tiranisë, kjo meriton shumë vlerësim. Shkrimtari që ka vetëdijen e dhuntisë, e talentit të madh, ka një mision që të ruaj dhuntinë. Kadare ndërtoi dhuntinë e tij, natyrore apo hyjnore, dhe e mbajti me vepra që themeluan letërsinë e re moderne.”, tha Zogaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura