Homazhet për shkrimtarin, Lulzim Basha mesazh të rinjve: Lexoni qoftë një poezi apo roman të Ismail Kadaresë sepse do t’ju shndërrojë përgjithmonë

Jul 3, 2024 | 10:15
SHPËRNDAJE

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha ka marrë pjesë në homazhet në nder të shkrimtarit, Ismail Kadare.

basha

Nga jashtë TOB, Basha tha për mediat se Ismail Kadare është ngjitur në panteonin e përjetësisë si njeriu që në kohën më të vështirë për kombin shqiptar.

Ai u dërgoi mesazh të rinjve, teksa iu drejtua “Lexoni qoftë një poezi apo roman të Ismail Kadaresë sepse do t’ju shndërrojë përgjithmonë”.

Lulzim Basha: Ismail Kadare është ngjitur në panteonin e përjetësisë si njeriu që në kohën më të vështirë për kombin shqiptar u kujtoi bashkëkombësve dhe më pas gjithë botës se ne jemi një ndër kombet e identitetit evropian dhe formimit të identitetit evropian.

Gjatë kohës së diktaturës ai u shndërrua në psikoanalistin e kolektivit të shqiptarëve dhe në disektuesin më të talentuar të instrumenteve të diktaturës.

Shumë prej mekanizmave të diktaturës vazhdojnë ti mbijetojnë shembjes së diktaturës, siç është deformimi i karakterit nga pushteti. Do të kisha një mesazh në veçanti për të rinjtë që të përpiqen të lexojnë qoftë një poezi apo roman të Ismail Kadaresë sepse do t’i shndërrojë përgjithmonë dhe do t’i bëjë të kuptojnë vlerën e tyre si shqiptar dhe si individë në këtë botë të madhe të komplikuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura