Humb Flamurtari, Honvedi i shuan ëndrrën “Eto’o”

Jul 6, 2012 | 14:23
SHPËRNDAJE
Flamurtari-Honved 0-1

Flamurtari bën lojën, Honvedi merr fitoren. Kështu mund të konsiderohet 90 minutëshi i djeshëm në Vlorë, mes kuqezionjëve të drejtuar nga Muça dhe hungarezëve të dirigjuar nga italiani Marko Rosi. Flamurtari humbet takimin e parë, duke rrezikuar seriozisht kalimin për në turin e dytë të Ligës së Europës. Mjaftoi një gabim, në minutën e parë të pjesës së dytë, që hungarezët të shënonin dhe falënderonin. Sakaq, nga ana tjetër nuk mjaftuan rastet e shumta te porta e Kemenes, i cili në një moment u bë tabelë qitje, por për fatin e tij as Soza, as Pejiç dhe as Memelli nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. Larg shënjestrës që njohim ishte edhe Veliu, i cili pati të paktën dy raste nga goditja e dënimit nga jashtë zonës, por të dyja gjuajtjet përfunduan jashtë. Sakaq pati disa shpërthime në krah të Prognit, por që nuk sollën rezultatin e dëshiruar. Ndërkohë nuk arrijnë të gjejnë mirë njëri-tjetrin as Pejiç me Sozën. Argjentinasi edhe pse stërvitet prej kohësh te Flamurtari, përsërui duket se nuk ëhstë ambientuar si duhet pasi jo vetëm që nuk gjen hapësira në zonën kundërshtare por nuk dialogun as me kolegët e skuadrës. Në gjithë pjesën e parë për tu theksuar ishin dy gjuatje të Veliut dhe dy të Pejiçit por pa rezultatin e dëshiruar nga më shumë se 6 mijë tifozë të pranishëm në stadium. Pjesa e dytë nis keq për vlonjatët. ende të pavendosur si duhet në mbrojtje, hungarezët përfituan duke kaluar në avantazh. Një kros në zonë i Lovriç gjen totalisht të pamarkuar Vernes, i cili thjesht prek topin me trinë për ta dërguar në rrjetë me Koliqin totalisht të dorëzuar. Flamurtari shokohet dhe për minuta të tëra skuadra nuk arrin të organizohet. Luhet kryesisht në gjysmëfushën e hungarezëve, por ajo që i mungon Flamurtarit është forca goditëse. Telushi provon në dy-tri raste që të çajë në hyrje të zonës ose të gjuajë por në të gjitha rastet pa rezultat. Provon edhe Pejiç si dhe Arbri me inkursione nga krahu i djathtë, por edhe pse Flamurtari ka dy sulmues shtalartë dhe të fortë në lojën në ajër si Pejiç dhe Memelli, fakt është se në asnjë rast ata nuk arritën të rrezikonin portën e Kemenes. Kështu vlonjatët humbin takimin e parë duke rrezikuar seriozisht kualifikimin.

SKEDA E NDESHJES
Flamurtari-Honved 0-1

Shënues: Vermes 46’
Kartonë të verdhë: Arbri 16’, Mici 84’/ Xhonson 24’,
Vernes 28’, Ivancsics 54’, Tshami 75’, Barath 90+4’
Gjyqtarë: Sven Bindels/ R.Flenghi dhe Xh.Hofman
(LUX)
Stadiumi: “Flamurtari”
Flamurtari: Koliqi, Mici, Brahja, Veliu, Pezo, Progni
(Memelli 61’), Lena, Arbëri, Telushi, Soza (Kuqi 61’),
Pejiç. Trajner: Shkëlqim Muça
Honved: Kemenes, Debreceni, Vidoviç, Lovriç, Ignjatoviç,
Vernes, Ivancsics, Hidi (Diarra 68’), Tshami (Barath
85’), Xhonson, Delzeg. Trajner: Marko Rosi

LEONARD KARAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura