Ashton Kutcher zbuloi se është përballur me një sëmundje serioze autoimune që ndikoi në dëgjimin, shikimin dhe aftësinë e tij për të ecur për më shumë se një vit.
“Dy vjet më parë, unë pata këtë formë të çuditshme, super të rrallë të vaskulitit”, tha Kutcher për “Access Hollywood”.
Më pas shtoi: “Më dëmtoi shikimin, dëgjimin dhe ekuilibrin e trupit. Mu desh 1 vit që të merrja veten. Mendoja ‘s’do jem në gjendje të shoh sërish, të dëgjoj apo të eci’. Jam me fat që jam gjallë.”
Komplikimet nga vaskuliti i morën jetën aktorit dhe regjisorit Harold Ramis në vitin 2014.
Ramis, regjisor i filmave “Caddyshack”, “National Lampoon’s Vacation” dhe “Groundhog Day”, dhe luajti rol në filmat në “Ghostbusters” dhe “Stripes”, vdiq në moshën 69-vjeçare, katër vjet pasi u diagnostikua me sëmundjen.
Vaskuliti ndodh kur sistemi imunitar i trupit sulmon venat, arteriet dhe kapilarët e vegjël. Inflamacioni që rezulton ngushton ato enë gjaku dhe kufizon rrjedhën e gjakut ose ndërpret rrjedhën e gjakut tërësisht, duke shkaktuar dëmtim të organeve ose duke krijuar aneurizma (një fryrje në murin e një ene gjaku), sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit.
Nëse një aneurizëm shpërthen, mund të shkaktojë gjakderdhje të brendshme që mund të çojë në vdekje
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al