Një 30-vjeçar dyshohet se është mbytur në liqenin e Banjës në Gramsh. Policia thotë se ka qenë babai i të riut, i cili ka denoncuar në polici humbjen e kontakteve me të.
Sipas dëshmisë së babait, djali i tij vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Menjëherë shërbimet e Policisë sëbashku me familjarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij, dhe rreth orës 12:30, kanë gjetur në afërsi të liqenit të Banjës, në fshatin Qerret, sende të 30-vjeçarit (qese me duhan), i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në liqen.
Pas kërkimeve intensive, polumbarët e RENEA-s që asistuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, mundësuan gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit I. B., 30 vjeç, në ujërat e liqenit të Banjës, i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në liqen.
Trupi i pajetë i këtij shtetasi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës.
Vijojnë veprimet për dokumentimin e kësaj ngjarjeje.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al