Humbi penalltinë kundër Ekuadorit, Mesi: U nervozova shumë, por fati ynë që kemi Martinezin në portë

Jul 5, 2024 | 13:54
SHPËRNDAJE

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Mesi humbi penalltinë në fund kundër ndeshjes ndaj Ekuadorit. Ai u shpreh se u nervozua shumë por që kaluan në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës falë portierit Dibu Martinez.16941385246243“Penalltia e humbur? Isha i bindur për ta goditur në atë mënyrë (panenka). Ia kisha shprehur këtë edhe portierëve të kombëtares. Në fund u nervozova shumë që e humba penalltinë. Por, për fat kemi një si Martinez në portë, është rritur shumë. Tani edhe ne kemi më shumë besim kur ndeshja shkon te penalltitë, edhe para sfidës diskutuam me Martinez dhe ai bënte shaka nëse ndeshja do të vendosej nga 11-metërshat. Na siguroi se duhej të qëndronim të qetë pasi ai do të mendonte për gjithçka.

Dëmtimi? Nuk ishte ndonjë problem i madh, më shumë më rëndoi dhe frikësoi në aspektin psikologjik. U mundova ta kaloja atë moment duke u stërvitur pak nga pak, pa rrezikuar. Isha pak i frikësuar, por në fund gjithçka shkoi mirë dhe isha gati për të luajtur”, u shpreh Mesi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura