Hysaj mbetet i bllokuar te Lacio, askush nuk e përballon rrogën e lartë të mbrojtësit

Jul 26, 2024 | 21:30
SHPËRNDAJE

Elseid Hysaj po vazhdon i qetë punën në urdhrat e trajnerit Baroni te Lacio. Mbrojtësi shqiptar, edhe pse është nxjerrë në treg nga klubi bardhekaltër, për momentin nuk duket se do të lëvizë nga kryeqytetasit.

hysaj1

Klubi prej kohësh kërkon t’i gjejë atij një sistemim të ri, pasi mendon që nuk ka më nevojë për shërbimet e lojtarit. Por problem është kontrata që Hysaj ka me Lacion deri në vitin e ardhshëm dhe shifra e lartë që do të përfitojë nga ajo.

“Corriere Dello Sport” bën të ditur se çdo ekip që ka shfaqur interes për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, është tërhequr pasi ka mësuar se shifra që përfiton Hysaj për këtë vit të fundit të kontratës është relativisht e lartë.

Lojtari do të përfitojë 2,8 milionë euro në vitin e tij të fundit të kontratës me Lacion dhe nuk ka ndër mend të ulë “standartin”. Kësisoj, meqë nuk ka skuadra të cilat janë të gatshme të përballojnë këtë shifër të lartë, Hysaj mendohet se do të vazhdojë të qëndrojë te Lacio për të mbyllur kontratën e tij, edhe pse ndoshta nuk do të aktivizohet me rregullsi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura