Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka reaguar në lidhje me akuzat që janë bërë për vjedhjen e pronave. Nga foltorja e Kuvendit ai deklaroi se këto janë akuza dhe shpifje dhe të inskenuara nga opozita. Ky është një llum, që e bën opozita dhe në bashkëpunim me kazanin.
Por pas kësaj deklarate ka reaguar dhe deputeti i PD, Ervin Salianji, i cili tha se Hyseni ka kërcënuar familjarët e familjes Bua në Dhërmi. Më pas Salainji deklaroi se Hyseni do të shkoj pasi akuzat janë shumë të rënda.
Deklaratat e Hysenit
Siç jeni në dijeni prej disa ditësh jam gjetur në një sulm shpifjesh të koordinuara nga opozita. Makineria e baltës.
Me moton shpif shpif se diçka do të dal, kanë vazhduar me shpifjen e tyre.
Deklaroj se çdo akuzë është e pavërtetë dhe një gënjeshtër e qëllimtë me synime të ulëta politike, asnjë qindarkë time dhe familjes dhe pasurive të mia nuk ka prejardhje të parregullt të pamoralshme, e paligjshme por është vënë me mund punë e sakrifica, me ekonomik tregu, me mundësi të mëdha, kam vrapuar fort, kamë punuar pa ndërprerje me familjen time, nuk ka qenë qëllim në vetveten pasuria.
I jam përkushtuar arsimimit, për të dalë shkëlqyer, madje më është dashur të punoj edhe dyfish, por ia ka vlejtur.
Rrjedh nga një familje intelektualë, të drejtë e të ndershme, punëtore, respektojnë ligjin dhe vlerësojnë shtetin, me këtë frymë më kanë kultivuar. Prindërit që janë shqetësuara, opozita keqpërdor lirinë e shprehjes në bashkëpunim me elemente kazanin, duke instrmentalizuar një zonjë që nuk e njoh, jam vënë në lëvizje për të grumbulluar info për këtë çështje.
Familja Buo ka konflikt të brendshëm prej shumë vitesh me trashëgiminë, në 94 kanë marrë dy ADMP, të ndara veç e veç dhe i kanë regjistruar në 2013, po janë të parregullta të japin llogari se kanë qenë këta zotërinj, ka lindur konflikti kur ka vdekur nëna, me testamentin që ka lënë nëna, akuzuesja, kunata ka pretendime dhe i ka ndjekur deri në Kushtetuese dhe e provoj me të gjitha letrat.
Në një nga vendimet për një testament të sajuar është konstatuar nga gjykata i falsifikuar nga akuzuesit.
Konflikt tërësisht familjar le ta zgjidhë ajo familje, nuk ka të bëjë me një pronë që e kam marrë me të ardhura të ligjshme dhe e kam deklaruar unë, më akuzojnë me deklaratat e mia, çdo qindarkë është e deklaruar. E kam bërë jo kur isha në Task Force, jeni mashtrues, transaksioni është bërë në 2017, jo nga personi i familjes Bua, por është blerë nga biznesmenë të tjerë, unë jam blerë njërën pjesë të tyre, që kanë blerë pjesërisht tokën bujqësore që ka marrë Stefo Buo. Tokë që nuk lidhet me atë që pretendon akuzuesja, pasi ajo është e lirë në terren, e paprekur dhe mund ta verifikohet.
Leja është bërë mbi një studim të bërë nga dhëndri, e mbani mend kush është dhëndri, unë e mora me një kontratë të kushtëzuar të lidhur nga tre biznesmenë, ndaj të nderuar votues të mi, jam në gjendje ti përgjigjem çdo akuzë, e imagjinate të sëmurë që mund të kenë këta, me prova e dokumente zyrtare, të deklaruara, me fonde të punës së ndershme në vite.
Qëllimi juaj është të bëni zhurmë, të tjetërsoni të vërtetën. Ju doni të fshini krizën e financimeve nga rusët, por nuk fshihni dot, pasi është vështirë të fshehur kontratat që tashmë janë prova zyrtare.
Unë mund të shkoj me qejf në prokurori, ku të doni dhe në ndonjë insinuatë tjetër.
Së bashkë me kryetarin tuaj, qoftë Luli, Muli apo Shuli.
Konflikt tërësisht familjar le ta zgjidhë ajo familje, nuk ka të bëjë me një pronë që e kam marrë me të ardhura të ligjshme dhe e kam deklaruar unë, më akuzojnë me deklaratat e mia, çdo qindarkë është e deklaruar. E kam bërë jo kur isha në Task Force, jeni mashtrues, transaksioni është bërë në 2017, jo nga personi i familjes Bua, por është blerë nga biznesmenë të tjerë, unë kam blerë njërën pjesë të tyre, që kanë blerë pjesërisht tokën bujqësore që ka marrë Stefo Buo. Tokë që nuk lidhet me atë që pretendon akuzuesja. Toka që pretendon akuzuesja është e lirë, në terren e paprekur. Askush nga kazanët nuk arrin të marrë informacion andej.
Jam krenar për një kompani të ngritur ndër vite, pasuri e familjes sime. Të mblidhen bashkë gjithë avokatucët e opozitës të mbledhin të gjitha deklarimet dhe t’i krahasojnë me deklarimet e mia. Këto akuza janë të pabaza. Në asnjë rast nuk e kam njohur atë familje, nuk e kam takuar, ndihmuar apo çdo formë tjetër.
Ky është qëllimi juaj që të bëni zhurmë. Doni të fshihni krizën e financimeve nga rusët, por është e pashmangshme për të fshehur 4 tavarishët që kanë financuar PD-në. Miqtë e tu (Berishës) kanë 30 hektarë në Ksamil. Unë nuk trembem sepse jam me të drejtë. Një për një do dalin aferat e zullumet e ish-zyrtarëve.
Ja ku kam dakumentat ku Flamur Noka, vellai dhe fisi i vet ka Kukesi kane marre nje pallat te tere te te pastreheve ne Sarande dhe i bej thirrje prokurorise ti jetoje, e vazhdoi sulmin nga Selia Salianji qe nuk kam cfare merrem… etj
Dekarata e Salianjit
Alket perdore shume minuta por nuk sqarove asnje cast poziten tende, pavaresisht se dueht te ishe i pandehur dhe te sqaroje ne prokurori dhe gjykate vjedhjen. Per shume me pak se ti per pozite shume me te favorfshme proceduriale Fran Frrokaj bete show politik me police dhe sirena. Ti ke qene drejtor i Task Forces kur ke grabitir vetem ne nje rast 11.000 metra katrore dhe per kete nuk te ka akuzuar opozita por familjare dhe media. Ndersa ti thua une jam hajdut por mund te kete dhe te tjere, te tjeret keni qeverine dhe keni 5 vjet i keni per te bere pis keto qe thoni jo per drejtesi!
Ti ne vend qe te jesh ne gjyq dhe para drejtesise del ketu ne kete foltore te nderuar si deputet i Edi Rames me mbrojtjen e tij del dhe pergojon per te thene qe ka dhe te tjere hajdute, po mo po. Por ceshtja joteeshte qartesosht abuzive, ti ke marre 11 mije metra toke ne menyre abuzive ne Dhermi, dje nje biznesmen Fatmir Musai ne mos gaboj ju akuzonte se ne fshatin e vet turistik ju kishit grabitur 500 metra dhe pavaresisht kallezimit prokuroria nuk iu therret. Kushedi sa ka te tjere qe do dalin per ju, por ju prape dilni broçkullisni si njeriu qe ju ka rene ne dore barra per te vendosur drejtesi, ti dhe gjithe qeveria nuk keni cfare thoni nje gje te vetme per mua. Ndersa ti i pari duhet te shkosh ne burg zoteri, reforma ne drejtesi eshte qe persona si ti dhe hajdute me apo pa çizme te perfundoni ne burg!
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al