I dashuri 21-vjeçar i Dua Lipës provon gatimet tradicionale shqiptare dhe ja reagimi i tij (Video)

Dec 8, 2020 | 10:49
SHPËRNDAJE

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, së fundmi vendosi që partnerin e saj, Anwar Hadid, ta çonte në një restorant shqiptar në New York.

dua lipa (10)

Lipa e ka treguar gjithmonë se është patriote e jashtëzakonshme dhe kulturën dhe traditat e vendit tonë po ia mëson tashmë edhe të dashurit të saj.

dua lipa (8)

Ata kanë ngrënë qebap dhe disa ushqime të tjera tradicionale dhe këtë ua kanë treguar të gjithëve nëpërmjet postimeve në rrjetet e tyre sociale.

dua lipa (9)

Duket se 21-vjeçari e ka pëlqyer shumë kuzhinën shqiptare, për shkak të entuziazmit që tregon në videot e publikuara.

dua lipa (5)

Dyshja u bashkua vetëm pak ditë më parë, sepse kanë qëndruar të ndarë për shkak të angazhimeve që kishte këngëtarja në Britani.

Disa kohë më parë, Dua tregoi në një intervistë se dy ushqimet e saj të preferuara shqiptare janë ajvari dhe pitet me spinaq.

dua lipa (4)

Vitin e kaluar, ku lidhja e tyre sapo kishte nisur, Anwar erdhi në Kosovë bashkë me familjen e Dua-s për “Sunny Hill Festival”, ku u shfaq edhe duke kërcyer valle tradicionale krah Dua-s.

dua lipa (3)

Ndër të tjera, 21-vjeçari është shfaqur edhe i veshur me një bluzë me shqiponjë, e cila ishte stiluar nga dy stilistë shqiptarë.

dua lipa (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura