I mbijetoi mbidozën, Eminem flet për procesin e shërimit dhe vendimin për t’u rehabilituar: U desh shumë kohë që truri im të fillonte të funksiononte sërish

Sep 10, 2022 | 14:13
SHPËRNDAJE

Eminem ka folur për mbidozën që gati i mori jetën dhe periudhën e shërimit.

49-vjeçari u shtrua në spital në dhjetor 2007 pasi mori një mbidozë ilaçesh metadon.

eminem

“U desh shumë kohë që truri im të fillonte të funksiononte sërish”, tha ai në podkastin e Paul Pod.

Pas mbidozës, artisti iu rikthye sërish përdorimit, por ai u frikësua nga përvoja që kaloi ku ishte afër vdekjes dhe hyri në rehabilitim në prill 2008.

Sipas reperit dhe menaxherit të tij, mjekët testuan medikamente për të ndihmuar në stabilizimin e gjendjes së tij.

Eminem tha se merrte “75 deri në 80 valium në natë” ndërsa ai detoksikohej dhe punonte në albumin e tij Relapse.

Reperi ka qenë esëll nga 20 prilli i 2008-ës, sipas një postimi në Twitter të vitit 2020, dhe bëri albumin e tij Relapse të vitit 2009 gjatë ditëve të para të rimëkëmbjes.

Gjatë intervistës, ylli tha se teksa i rikthehej muzikës, ndjeu se gjërat ishin “përsëri të reja për të”.

“Ç’do gjë ishte jashtë trurit tim, mbaj mend që isha vërtet i lumtur dhe gjithçka ishte e re për mua sërish”, tha ai. “Ishte albumi i parë dhe hera e parë që u argëtova duke incizuar pas një kohë të gjatë.”

Kantautori pranoi në një intervistë për Vulture në vitin 2017, se muzika që ai krijoi ndërsa ishte i varur dhe në proces shërimi nuk ishte më e mira e tij.

“Isha aq i zhgënjyer sa njerëzit rreth meje menduan se mund t’i kisha shkaktuar vetes dëmtim të trurit. Unë isha në këtë mjegull të çuditshme për muaj të tërë. Thuajse mu desh të rimësoja të bëja rep”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura