I moshuari plagosi me çifti të birin, zbardhet dëshmia e 83-vjeçarit: Djali më dhunoi, më pas…

Jul 25, 2024 | 11:11
SHPËRNDAJE

I moshuari që plagosi të birin me çifte gjatë një konflikti për motive të dobta në Pogradec është shprehur përpara grupit hetimor se plagosjen e ka kryer menjëherë pas dhunës që djali ka ushtruar ndaj tij.

policia

Burime nga grupi hetimor pohojnë faktin se 83 vjecari ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike kur ka kryer plagosjen gjë e cila ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar nga i biri.

Kujtojmë se 47 vjeçari i biri i 83 vjecarit ka qënë në gjendje të dehur në momentin që ka dhunuar babain e tij ndërsa nuk dihet dhe as 83 vjeçari nuk është shprehur më tepër nëse dhuna ndaj tij ka qënë e vazhdueshme,do të jenë hetimet e thelluara që do të bëjë policia për të zbardhur të gjithë rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

Ndërkohë i plagosuri ashtu sikurse është raportuar edhe më herët u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura