I nxehti afrikan godet Shqipërinë, temperatura deri në 37 gradë këtë fundjavë (tabela)

Jun 25, 2022 | 8:02
SHPËRNDAJE

Temperatura të larta mbi 35 gradë parashikohen këtë fundjavë në disa qytete të vendit. Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak thonë se moti do të jetë i kthjellët në mëngjes por në mesditën e pasditen e ditës së shtunë me vranësira shtresore.

vapa-ne-tirane-22-qershor-4-891x579-770x433

Në zonat malore do të marrin zhvillim dhe lokalisht do të pasohen nga reshje shiu.

Ditën e diel moti përgjithësisht parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare në male.

Era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.

289251055_1431250603980941_2210782136504849651_n 289186539_1431250707314264_531413064164630239_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura