I riu u konfirmua me koronavirus pas aksidentit, reagon PD: Disa mjekë e infermierë të Traumës të vetëkarantinuar, rruga e vetme për kthimin në normalitet është…

Apr 13, 2020 | 12:22
SHPËRNDAJE

“Rruga e vetme per kthimin sa me shpejt ne normalitet eshte shtimi i testimeve”.

Keshtu ka deklaruar sot ish-deputeti i Partise Demokratike, Bardh Spahia, duke iu referuar ngjarjes se fundit, ku nje i ri u testua pozitive me koronavirus, pasi u dergua me urgjence te Trauma, pas nje aksidenti automobolistik.

spahia

“Rezultatet pozitive te pacientit ndërsa merrte shërbim në spitalin e Traumës, pas aksidentit automobilistik, tregojne dhe njehere rendesine e rritjes se testimeve, pasi ne kete menyre jo vetem nuk arrijme te shkepusim dot zinxhirin e infektimit por po vihet cdo dite ne rrezik shendeti i mjekeve dhe infermiereve dhe rritja e te infektuarve neper spitale”- shkruan ai ne nje postim ne faqen e tij ne Facebook.

Sipas tij, pa humbur kohe duhet shtuar numri i testimeve ne menyre qe te nis hapja dhe kthimin ne normalitet ne menyre te sigurt dhe te qendrueshme.

Postimi i Spahise 

Rezultatet pozitive te pacientit ndërsa merrte shërbim në spitalin e Traumës, pas aksidentit automobilistik, tregojne dhe njehere rendesine e rritjes se testimeve, pasi ne kete menyre jo vetem nuk arrijme te shkepusim dot zinxhirin e infektimit por po vihet cdo dite ne rrezik shendeti i mjekeve dhe infermiereve dhe rritja e te infektuarve neper spitale. Sot kemi disa mjek dhe infermiere nga spitali i traumes te vetekarantinuar. Uroj me zemer qe ti kene shpetuar infektimit dhe te kthehen shpejt ne krye te detyres aty ku ka dhe shume nevoje
Testimet kane garantuar suksesin e menaxhimit te perhapjes se covid ne shume vende qe sot po behen gati t’i hedhin hapat e pare drejt normalizimit. Prandaj pa humbur kohe duhet shtuar numri i testimeve ne menyre qe te nis hapja dhe kthimin ne normalitet ne menyre te sigurt dhe te qendrueshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura