Një 30-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë në Mat, pasi policia sekuestroi 7 pajisje elektronike në lokalin e tij, që dyshohej se ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.
Policia bën të ditur se i riu ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit që pas vendimit të qeverisë Rama janë shpallur të ndaluara.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në lokalin e shtetasit U. P., në qytetin e Burrelit, kanë gjetur e sekuestruar 7 pajisje elektronike në gjendje pune, ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundraligjshëm i lojërave të fatit.
Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi U. P., 30 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara” thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq policia ka arrestuar në flagrancë një 65-vjeçar, i cili dyshohej se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Pas kontrrollit të ushtruar nga Policia Rrugore u bë arrestimi i shtetasi me iniciale I. Z., 65 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u kap duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur në masën 0.83 mg/l
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al